420
Shqip
E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë I lidhur me serverin
Fikur Funksioni Wi-Fi është çaktivizuar ose dritat e pajisjes
janë fikur
Lidhja me Wi-Fi
Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë
1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips “Air+” nga App Store ose Google
Play.
2 Vendoseni spinën e ajërpastruesit në prizë dhe shtypni butonin e ndezjes për
ta ndezur.
-
Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë.
3 Sigurohuni që smartfoni ose tableti juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin
tuaj Wi-Fi.
Shënim:
Aktivizoni funksionin e Bluetooth në smartfonin tuaj për të mundësuar
çiftimin në mënyrë të lehtë.
Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz
(shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të
suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni
procesin e çiftimit.
4 Hapni aplikacionin Philips "Air+" dhe klikoni te “Shto një pajisje” ose shtypni
butonin “+” në ekran. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e
ajrit me rrjetin tuaj.
-
Pas një lidhjeje të suksesshme, treguesi Wi-Fi qëndron i ndezur në të bardhë.
Shënim:
Ky udhëzim vlen vetëm kur pastruesi i ajrit konfigurohet për herë të parë. Nëse
rrjeti ka ndryshuar konfigurimi duhet kryer sërish.