EasyManua.ls Logo

Samsung ME73A - Gatimi;Ringrohja; Si Të Veproni Kur Jeni Në Dyshim Ose Kur Keni Një Problem

Samsung ME73A
112 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
9
SHQIP
SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI
NJË PROBLEM
Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet
e dhëna.
Kjo është normale.
Kondensim brenda në furrë.
Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.
Furra nuk ndizet kur ju shtypni butonin Start (Fillo) ( ).
A është mbyllur plotësisht dera?
Ushqimi nuk është pjekur aspak.
A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin
Start (Fillo) ( )?
A është mbyllur dera?
A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të
siguresës ose qark të shkurtër?
Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.
A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?
A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?
Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.
Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te
televizori ose te radioja. Kjo është normale. Për të zgjidhur këtë problem,
instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.
Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të
rivendoset. Për të zgjidhur këtë problem, hiqeni spinën e energjisë dhe
vendoseni përsëri. Rivendosni orën.
Nëse udhëzimet e mësipërme nuk ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin,
kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin e pas shitjes SAMSUNG.
GATIMI/RINGROHJA
Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni
ushqimin.
Para se të largoheni nga furra, kontrolloni gjithmonë cilësimet e gatimit.
Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese dhe mbyllni derën.
1. Shtypni butonin Power Level (Niveli i fuqisë) ( ).
Rezultati: Shfaqen treguesit prej
800 W (fuqia maksimale e gatimit):
Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë duke
shtypur përsëri butonin Power Level
(Niveli i fuqisë) ( ) derisa të shfaqet
fuqia përkatëse në vat. Referojuni
tabelës së nivelit të fuqisë në faqen
tjetër.
2. Zgjidhni kohën e gatimit duke shtypur butonin
10 min, 1 min dhe 10 s.
3. Shtypni butonin Start (Fillo) ( ).
Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
Fillon gatimi dhe kur mbaron, sinjali i
furrës bie katër herë.
Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.
ME73A-BOL_DE68-03794D_SQ.indd 9 2011-09-10  11:57:28

Table of Contents

Other manuals for Samsung ME73A

Related product manuals