EasyManua.ls Logo

Samsung ME73A - Cilësimet E Shkrirjes Së Shpejtë Automatike; Përdorimi I Veçorisë Së Shkrirjes Së Shpejtë Automatike

Samsung ME73A
112 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
12
SHQIP
CILËSIMET E SHKRIRJES SË SHPEJTË AUTOMATIKE
Tabela e mëposhtme paraqet programet e ndryshme të Shkrirjes së shpejtë
automatike, sasitë, kohën e qëndrimit në furrë dhe rekomandimet e duhura.
Hiqni të gjitha llojet e materialeve të paketimit para shkrirjes. Vendoseni
mishin, pulën, peshkun, frutat/frutën e pyllit në një pjatë qeramike.
Kodi/Ushqimi Racioni Koha e
qëndrimit
Rekomandimet
1. Mish 200-1500 g 20-90 min. Mbulojini anët me letër alumini.
Kthejeni mishin nga ana tjetër kur
të bjerë sinjali i furrës.
Ky program është i përshtatshëm
për mishin e viçit, mishin e qengjit,
mishin e derrit, për biftekun,
bërxollat, mishin e grirë.
2. Pulë 200-1500 g 20-90 min. Mbulojini majat e këmbëve dhe të
krahëve me letër alumini. Kthejeni
pulën nga ana tjetër kur të bjerë
sinjali i furrës. Ky program është i
përshtatshëm për të gjithë pulën
si dhe për racione me mish pule.
3. Peshk 200-1500 g 20-80 min. Mbulojini bishtat e peshqve me
letër alumini. Kthejini peshqit
nga ana tjetër kur të bjerë sinjali
i furrës. Ky program është i
përshtatshëm për të gjithë peshqit
si dhe për filetat e peshkut.
4. Fruta/fruta
pylli
100-600 g 5-20 min. Shpërndajini njëtrajtshëm frutat në
një enë të sheshtë qelqi.
Ky program është i përshtatshëm
për të gjitha llojet e frutave.
PËRDORIMI I VEÇORISË SË SHKRIRJES SË SHPEJTË
AUTOMATIKE
Veçoria e shkrirjes së shpejtë automatike ju mundëson që të shkrini mishin,
pulën, peshkun ose frutat/frutat e pyllit.
Koha e shkrirjes dhe niveli i fuqisë vendosen automatikisht. Ju duhet thjesht
të zgjidhni programin dhe peshën.
Përdorni vetëm pjata që nuk e dëmtojnë mikrovalën.
Së pari, vendoseni ushqimin e ngrirë në mes të pjatës rrotulluese dhe
mbyllni derën.
1. Shtypni butonin Rapid Defrost (Shkrirje e shpejtë)
( ).
Rezultati: Shfaqet treguesi i mëposhtëm:
Shtypni një herë ose më shumë butonin
Rapid Defrost (Shkrirje e shpejtë) ( ) sipas llojit
të ushqimit që do të shkrihet. Referojuni tabelës në
faqen tjetër për më shumë detaje.
2. Zgjidhni peshën e ushqimit duke shtypur butonin
100 g. Është e mundur që të vendosni deri në
maksimumi 1500 g.
3. Shtypni butonin Start (Fillo) ( ).
Rezultati:
Shkrirja fillon.
Sinjali i furrës bën një gjysmë tingulli gjatë shkrirjes për
t'ju kujtuar që ta ktheni ushqimin.
Shtypni përsëri butonin Start (Fillo) ( ) për të
përfunduar shkrirjen.
Ju mund ta shkrini ushqimin gjithashtu manualisht. Për të bërë këtë,
zgjidhni funksionin gatim/ringrohje në mikrovalë me një nivel fuqie prej
180 W. Referojuni seksionit të titulluar "Gatim/Ringrohje" në faqen 9, për
më shumë detaje.
ME73A-BOL_DE68-03794D_SQ.indd 12 2011-09-10  11:57:30

Table of Contents

Other manuals for Samsung ME73A

Related product manuals