EasyManua.ls Logo

Samsung ME73A - Pastrimi I Furrës Me Mikrovalë; Specifikimet Teknike

Samsung ME73A
112 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
15
SHQIP
PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht
për të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.
Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
Dera dhe gominat e derës
Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese
Sigurohuni GJITHMONË që gominat e derës të jenë të pastra dhe që
dera të mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë
që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të
shkaktojë një situatë të rrezikshme.
1. Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të
ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
2. Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme ose në unazën
rrotulluese me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
3. Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan
me lëng limoni të holluar te pjata rrotulluese dhe nxeheni për dhjetë
minuta me fuqi maksimale.
4. Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e
nevojshme.
MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte
gërryese ose tretës kimikë. Tregoni kujdes kur të pastroni gominat e
derës, për të siguruar që asnjë copë:
Të mos grumbullohet
Të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet
SPECIFIKIMET TEKNIKE
SAMSUNG përpiqet të përmirësojë produktet e tij në çdo kohë. Si
specifikimet për dizajnin, ashtu edhe këto udhëzime përdorimi i nënshtrohen
ndryshimit pa njoftim.
Modeli ME73A
Burimi i fuqisë 230 V ~ 50 Hz
Konsumimi i energjisë
Mikrovala 1150 W
Fuqia në dalje 100 W /800 W (IEC-705)
Norma e funksionimit 2450 MHz
Magnetron OM75S(31)
Metoda e ftohjes Motori i ventilatorit për ftohje
Përmasat (Gj x L x Th)
Jashtë
Zgavra e furrës
489 x 275 x 349 mm
330 x 211 x 309 mm
Volumi 20 litër
Pesha
Neto Afërsisht 11,5 kg
ME73A-BOL_DE68-03794D_SQ.indd 15 2011-09-10  11:57:30

Table of Contents

Other manuals for Samsung ME73A

Related product manuals