686
Shqip
Pastrimi i njomë
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Rrjedhja e ujit nga depozita
e ujit është pakësuar.
Shiriti për njomje është
bllokuar nga papastërtitë.
Hiqeni shiritin për njomje dhe pastrojeni.
Vendoseni shiritin për njomje përsëri.
Sfungjeri me mikrofibër për
larje nuk është vendosur siç
duhet dhe për rrjedhojë
bllokon shiritin për njomje.
Sigurohuni që ta vendosni sfungjerin për
larje siç duhet. Kontrolloni manualin e
përdorimit për vendosjen e duhur.
Depozita e ujit është bosh ose
pothuajse bosh.
Mbushni depozitën e ujit.
Po përdoret një sfungjer me
mikrofibër për larje që nuk
është vënë në dispozicion nga
Philips.
Përdorni vetëm sfungjerë me mikrofibër
për larje origjinal nga Philips. Sfungjerët për
larje mund të blihen në dyqanin Philips në
internet në www.philips.com/support
ose te shitësi juaj i Philips.
Është krijuar skorie në shiritin
për njomje.
Blini një shirit të ri për njomje në dyqanin
Philips në internet në
www.philips.com/support ose te shitësi
juaj i Philips.
Pajisja ka fuqi thithëse më të
ulët se zakonisht.
Kanalet e ajrit në pajisjen
"Vacuum & Wipe" janë
bllokuar.
Hapni kapakët e kanaleve të ajrit në të dyja
anët e tubit në grykëzën e pajisjes "Vacuum
& Wipe". Pastroni kanalet. Mbyllni kapakët
the ktheni grykëzën përmbys. Pastroni
kanalet e ajrit nga pjesa e poshtme.
Nga depozita rrjedh shumë
ujë me një shpejtësi shumë
të lartë.
Kapaku i depozitës së ujit nuk
është vendosur siç duhet.
Kontrolloni kapakun dhe sigurohuni që të
jetë mbyllur plotësisht dhe siç duhet.
Shiriti nuk është vendosur siç
duhet në fund të depozitës së
ujit.
Kontrolloni shiritin dhe sigurohuni që të
jetë vendosur siç duhet në pllakën fundore
të depozitës së ujit.
Dyshemeja thahet me vija. Është shtuar shumë solucion i
lëngshëm pastrimi në ujë.
Përdorni vetëm disa pika solucioni të
lëngshëm pastrimi ose përdorni një
solucion që shkumon më pak.
Sfungjeri me mikrofibër për
larje nuk është vendosur siç
duhet.
Sigurohuni që sfungjeri për larje është
vendosur siç duhet. Kontrolloni manualin e
përdorimit për vendosjen e duhur.
Po përdoret një sfungjer i
gabuar për larje.
Përdorni vetëm sfungjerë me mikrofibër
për larje nga Philips XV1700/01 për serinë
8000. Sfungjerët për larje mund të blihen
në dyqanin Philips në internet në
www.philips.com/support ose te shitësi
juaj i Philips.