EasyManua.ls Logo

Echo DCS-310

Echo DCS-310
370 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
pozicionuar për t'ju lejuar t'i rezistoni forcave të
goditjes.
Forcat e rikthimit mund të kontrollohen nga operatori,
nëse merren masat e duhura. Mos e lëshoni motorsekën.
Mos e tejkaloni dhe mos prisni mbi lartësinë e
shpatullave. Kjo ndihmon në parandalimin e kontaktit të
padëshiruar të majës dhe mundëson kontroll më të mirë të
motorsekës në situata të papritura.
Përdorni vetëm shufra dhe zinxhirë zëvendësues të
specifikuar nga prodhuesi. Shufrat dhe zinxhirët e
pasaktë të zëvendësimit mund të shkaktojnë thyerje të
zinxhirit dhe/ose rikthim.
Ndiqni udhëzimet e mprehjes dhe mirëmbajtjes së
prodhuesit për motorsekën. Zvogëlimi i lartësisë së
matjes së thellësisë mund të çojë në rritjen e rikthimit.
5 SIMBOLET NË PRODUKT
Në këtë produkt mund të përdoren disa nga simbolet e
mëposhtme. Ju lutem t'i studioni dhe të mësoni kuptimin e
tyre. Interpretimi i duhur i këtyre simboleve do t'ju japë
mundësi ta përdorni produktin më mirë dhe në mënyrë më të
sigurt.
Simboli Shpjegimi
Rryma e vazhduar - Lloji ose karak-
teristika e rrymës.
Masat paraprake që përfshijnë sigur-
inë tuaj.
Lexoni dhe kuptoni të gjitha udhëzi-
met para se ta përdorni produktin, dhe
ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet e sigurisë.
Vishni mbrojtje për sytë dhe veshët,
vishni një kapelë të fortë kudo që ek-
ziston rreziku i rënies së objekteve.
Përdorni mbrojtjen e duhur për pjesët
e këmbëve dhe dorën-krahun.
Mos e ekspozoni produktin në shi ose
në kushte lagështie.
Mbajeni me të dyja duart.
RREZIK! Bëni kujdes me rikthimet.
Hiqeni baterinë para se të bëni punë
mirëmbajtjeje.
6 NIVELET E RREZIKUT
Fjalët sinjalizuese dhe kuptimet e mëposhtme kanë për qëllim
të shpjegojnë nivelet e rrezikut që lidhen me këtë produkt.
SIMBO-
LI
SINJALI KUPTIMI
RREZIK Tregon një situatë të rre-
zikshme, e cila nëse nuk
shmanget, do të shkaktojë
vdekje ose dëmtime të rënda.
PARALAJ-
MËRIM
Tregon një situatë që mund të
jetë e rrezikshme, e cila nëse
nuk shmanget, mund të
shkaktojë vdekje ose dëmtime
të rënda.
E RËNDË-
SISHME
Tregon një situatë që mund të
jetë e rrezikshme, e cila nëse
nuk shmanget, mund të
shkaktojë dëmtime të lehta
ose mesatare.
SHËNIM Shtohet për të dhënë më
shumë informacion.
7 RICIKLO
Grumbullim më vete. Nuk duhet ta hidhni së
bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Nëse është e nevojshme që ta ndërroni pajis-
jen, ose nëse nuk ju duhet më, mos e hidhni
bashkë me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Grumbullimi më vete i pajisjes së përdorur
dhe i materialeve të paketimit ju jep mundësi
që t'i ricikloni materialet dhe t'i përdorni për-
sëri. Përdorimi i materialeve të ricikluara
ndihmon në parandalimin e ndotjes mjedi-
sore dhe ul kërkesën për lëndën e parë.
Bateritë
Në fund të jetëgjatësisë, hidhini bateritë
duke treguar konsideratë për mjedisin. Bate-
ria përmban material që është i rrezikshëm
për ju dhe mjedisin. Duhet t'i hiqni dhe t'i
hidhni këto materiale më vete në një vend që
pranon bateritë me jone litiumi.
8 INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Mos ndryshoni ose përdorni pajisje shtesë që nuk
rekomandohen nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM
Mos e instaloni paketën e baterisë derisa të montoni të
gjitha pjesët.
311
Shqip
SQ

Table of Contents

Related product manuals