123
MKSQAZ
0478 983 9900 A - SQ
ET UK BG RU EL RO LT HUSRHRCSLV
2.1 Të përgjithshme
Këto udhëzime përdorimi janë udhëzimet
origjinale të përdorimit nga prodhuesi,
në kuptim të direktivës 2006/42/EC të
Këshillit.
VIKING punon vazhdimisht për zhvillimin e
mëtejshëm të paketës së produkteve së tij;
për rrjedhojë, ne rezervojmë të drejtën e
ndryshimeve të materialeve të furnizuara
për sa i përket formës, teknikës dhe
pajisjes.
Për këtë arsye, nga të dhënat dhe
ilustrimet në këtë broshurë nuk mund të
ngrihet asnjë pretendim.
Këto udhëzime përdorimi mbrohen nga e
drejta e autorit. Të gjitha të drejtat janë të
rezervuara, në veçanti e drejta për
shumëfishimin, përkthimin dhe përpunimin
me sisteme elektronike.
4.1 Të përgjithshme
Gjatë punës me pajisjen duhen
ndjekur me çdo kusht këto
udhëzime për parandalimin e
aksidenteve në punë.
Përpara vënies në përdorim për
herë të parë duhen lexuar me
kujdes të gjitha udhëzimet e
përdorimit. Ruajini me kujdes
udhëzimet e përdorimit për t'i përdorur në
të ardhmen.
Përpara vënies në punë të motorit me
djegie të brendshme lexoni me kujdes
edhe të gjitha udhëzimet e përdorimit të
veglave të kopshtarisë VIKING, në veçanti
kapitullin "Për sigurinë tuaj".
Ndizeni dhe fikeni motorin me djegie të
brendshme vetëm në mënyrën që
përshkruhet në udhëzimet e përdorimit të
veglës së kopshtarisë VIKING.
Gjatë ndezjes së motorit me djegie të
brendshme krijohen shkëndijat e ndezjes.
Për këtë arsye, asnjëherë mos e ndizni
motorin me djegie të brendshme pranë
vendeve ku mund të ketë rrjedhje gazi ose
pranë depozitave të gazit natyror dhe mos
përdorni lëngje ndihmëse për ndezjen në
enë nën presion.
Pas ndezjes së motorit me djegie të
brendshme litari i ndezjes tërhiqet
mbrapsht dhe mblidhet përsëri brenda.
Nga kjo zmbrapsje mund të lindë rrezik
lëndimi për duart dhe krahët.
Motori me djegie të brendshme mund të
ndizet nga lëvizja e veglës së punës në
veglën e kopshtarisë VIKING dhe të
krijohen shkëndijat e ndezjes. Kështu që
hiqni prizën e kandelave përpara çdo pune
mirëmbajtjeje në motorin me djegie të
brendshme. Mbani larg prizën e kandelave
nga kandela, sepse një shkëndijë e
paqëllimshme mund të shkaktojë zjarr ose
goditje elektrike. Kontrolloni shkëndijat e
ndezjes vetëm me një aparat kontrolli të
testuar.
Lejohet që në motorin me djegie të
brendshme të kryhet vetëm ato punë
mirëmbajtjeje që përshkruhen në këto
udhëzime përdorimi, dhe të gjitha punët e
tjera duhet të kryhen nga një shitës i
specializuar. VIKING rekomandon shitësin
e specializuar të VIKING.
1. Tabela e përmbajtjes
Rreth këtyre udhëzimeve
përdorimi 123
Të përgjithshme 123
Përshkrimi i pajisjes 123
Për sigurinë tuaj 123
Të përgjithshme 123
Përshkrimi i simboleve 124
Përgatitja e pajisjes për punë 124
Kontrolli i nivelit të vajit dhe
mbushja me vaj motori 124
Mbushja me karburant 125
Mirëmbajtja 125
Plani i mirëmbajtjes 125
Kontrolli dhe pastrimi i filtrit të ajrit 125
Ndërrimi i vajit të motorit 126
Kontrolli i kandelës 126
Pjesët e zakonshme të këmbimit 126
2. Rreth këtyre udhëzimeve
përdorimi
3. Përshkrimi i pajisjes
1 Doreza e litarit të ndezjes
2 Kapaku i motorit me vrimat e ftohjes
3 Rezervuari i karburantit
4 Kapaku i rezervuarit
5 Filtri i ajrit
6 Mbushësi me benzinë për start të
ftohtë
7 Karburatori
8 Priza e kandelave
9 Marmita me llamarinën mbrojtëse
10 Vrima e shkarkimit të gazeve
11 Shufra e matjes së nivelit të vajit
4. Për sigurinë tuaj
1