EasyManua.ls Logo

Viking EVC 200 - 7.3 Ndërrimi i vajit të motorit; 7.4 Kontrolli i kandelës; 8. Pjesët e zakonshme të këmbimit

Viking EVC 200
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
0478 983 9900 A - SQ
126
Kontrolloni të gjitha pjesët e filtrit të ajrit
për dëmtime dhe ndërrojini nëse
nevojitet. Zëvendësoni në mënyrë të
veçantë filtrin prej sfungjeri nëse është
dëmtuar ose është shumë i ndotur.
Pastroni filtrin (3, 4) çdo 25 orë ose çdo
3 muaj. Pastroni më shpesh filtrin (3, 4)
nëse vegla e kopshtarisë VIKING
përdoret në kushte me pluhur.
Për pastrimin:
Shkundni filtrin prej sfungjeri ose lajeni
me ujë me sapun – eliminoni ujin e
ndotur në mënyrë ekologjike.
Përpara vendosjes zhytni filtrin e ri ose
filtrin e pastruar (4) në vaj motori të
pastër – largoni vajin e tepërt duke e
shtrydhur.
Montoni filtrin e ajrit në rendin e kundërt
të çmontimit të tij.
7.3 Ndërrimi i vajit të motorit
Vaji i motorit duhet zbrazur kur
motori me djegie të brendshme
është i ngrohtë – vaji i ngrohtë i motorit
rrjedh shpejt dhe i gjithi.
Zbrazni rezervuarin e karburantit (p.sh.
duke e lënë në punë bosh). Vendosni
veglën e kopshtarisë VIKING mbi një
sipërfaqe të rrafshët.
Vendosni një enë të përshtatshme për
mbledhjen e vajit anash veglës së
kopshtarisë VIKING – mbani parasysh
kapacitetin minimal të enës. (Ö 6.1)
Lironi shufrën e matjes së nivelit të vajit
(Ö 6.1)
Zbrazni të gjithë vajin e motorit në enën
e përshtatshme nëpërmjet vrimës së
mbushjes, duke e kthyer anash veglën
e kopshtarisë VIKING.
Ktheni përsëri veglën e kopshtarisë
VIKING në pozicion normal dhe
mbusheni me vaj motori të ri. (Ö 6.1)
7.4 Kontrolli i kandelës
Lloji i këshilluar: F7RTC
Vendosni veglën e kopshtarisë VIKING
mbi një sipërfaqe të rrafshët, lëreni të
ftohet dhe hiqni prizën e kandelave.
Pastroni vendin përreth kandelës.
Lironi kandelën (1) me një çelës të
përshtatshëm për heqjen e kandelave.
Kontrolli:
Kontrolloni izolatorin (2) për dëmtime
dhe plasaritje, kontrolloni edhe
elektrodën (3) për depozitim bloze dhe
konsumim të tepërt. Ndërroni gjithmonë
kandelat që janë në gjendje të
dyshimtë.
Matni distancën e elektrodës A me një
mjet matës të përshtatshëm dhe bëni
me kujdes korrigjimin e distancës nëse
nevojitet:
A = 0,7-0,8 mm
Vidhosni me dorë kandelën deri në
fund.
Në fund shtrëngoni kandelën me një
çelës për kandela, në mënyrë që
rondela izoluese (4) të ngjishet fort.
Kandela e përdorur:
1/8 deri në 1/4 rrotullimi
Kandela e re:
1/2 rrotullimi
Filtri i madh i ajrit:
0004 124 1500
Filtri i vogël i ajrit:
0004 124 2800
Kandela:
0004 400 7000
Rrezik djegieje!
Mos prekni asnjë pjesë të nxehtë të
motorit me djegie të brendshme.
5
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Kandela e papërshtatshme mund të
çojë në dëmtim të motorit me djegie
të brendshme.
6
8. Pjesët e zakonshme të
këmbimit

Table of Contents