EasyManua.ls Logo

Bosch Climate 2000 CL2000U W 26 E - 3.6.10 Funksionet E Avancuara Të Punës; Kyçja E Tasteve; Mbrojtja Ndaj Ngricës (8 °C Heating); Puna E Natës

Bosch Climate 2000 CL2000U W 26 E
168 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorimi
139
Climate 2000 – 6721852026 (2024/05)
3.6.6 Vetëpastrimi
Pajisja ka një funksion për vetëpastrimin e avulluesit. Vetëpastrimi ngrin
pluhurin, mykun dhe yndyrën. Në vijim çdo gjë shkrihet dhe thahet
shpejt me ajër të nxehtë.
Për të aktivizuar vetëpastrimin: shtypni tastin Clean.
Gjatë vetëpastrimit, ekrani i njësisë së brendshme tregon CL. Pas 20
deri në 45 minutash vetëpastrimi mbaron automatikisht.
3.6.7 Mbrojtja ndaj ngricës (8 °C Heating)
Mund të aktivizohet kundërngrirja për ta mbajtur temperaturën e
ambientit së paku 8 °C.
No modalitetin e ngrohjes 2x shtypni brenda 1 sekonde butonin /.
Pajisja qëndron fikur derisa temperatura të bjerë nën 8 °C.
Për të ndaluar funksionin:
Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
3.6.8 Puna e natës
Ky funksion përdoret për kursimin e energjisë gjatë periudhave të
pushimit. Pas një ore, pajisja ngroh ose ftoh më pak. Për këtë qëllim
temperatura ndryshohet me 1 °C. Pas dy orësh, temperatura e caktuar
ndryshon edhe me 1 °C. Në vijim qëndron në temperaturën e re.
Zgjidhni funksionin me tastin Set dhe tastet . ose /.
Funksioni nuk ofrohet në modalitetin e heqjes së lagështisë dhe të
ventilatorit.
3.6.9 Kyçja e tasteve
Bllokimi i butonave mund të përdoret për bllokimin e butonave të
telekomandës.
Për të aktivizuar/çaktivizuar bllokimin e butonave: shtypni njëherësh
butonat Clean dhe Turbo për 5 sekonda.
Kur është aktiv bllokimi i butonave, ekrani tregon simbolin .
3.6.10 Funksionet e avancuara të punës
Shtypni tastin Set.
Zgjidhni funksionin me tastin Set ose tastet ., /.
= funksioni i ndjekjes së personit
Konfirmoni zgjedhjen me tastin OK.
Për të ndaluar funksionin:
Përsëritni hapat nga më lart.
Funksioni i ndjekjes së personit (Follow Me)
Ky funksion aktivizon telekomandën në pikën aktuale për të matur
temperaturën me interval 3 minutash. Njësia e brendshme tani
komandohet në bazë të këtyre matjeve.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitetin e ftohjes, ngrohjes dhe
automatik.

Table of Contents

Related product manuals