EasyManua.ls Logo

Bosch Climate 2000 CL2000U W 26 E - Lënia Pa Punë Për Kohë Më Të Gjatë; Mbrojtja E Ambientit Dhe Hedhja; Mirëmbajtja; Modaliteti Manual

Bosch Climate 2000 CL2000U W 26 E
168 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Mirëmbajtja
141
Climate 2000 – 6721852026 (2024/05)
5Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes.
Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një
kompani e specializuar e miratuar.
5.1 Ndërrimi i baterive
Ju duhen 2 bateri të madhësisë AAA. Nuk rekomandohet përdorimi i
baterive të karikueshme.
Hiqni kapakun e folesë së baterive ( figura 3).
Futni bateritë e reja dhe kushtojini kujdes polaritetit të saktë.
Rivendosni kapakun e folesë së baterive.
5.2 Pastrimi i pajisjes dhe i telekomandës
KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
Mos përdorni ujë të ngroh, pluhur abraziv apo solucione të forta.
Fshijeni njësinë e brendshme dhe telekomandën me një lecktë të
butë.
Pastrojeni njësinë e jashtme vetëm nga një kompani e specializuar e
miratuar.
5.3 Pastrimi i filtrave të ajrit
KËSHILLË
Filtri i ajrit mund të deformohet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Mos i ekspozoni filtrat e ajrit në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Pastrojini filtrat e ajrit çdo 2 javë dhe përpara e pas lënies pa punë për
kohë të gjata.
Fikni njësinë e brendshme.
Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart.
Shtyjeni filtrin e ajrit për lart dhe nxirreni ( figura 4).
Hiqini filtrat e vegjël të ajrit, nëse ka ( figura 1, [2]).
Pastrojini filtrat e vegjël të ajrit me një fshesë dore me korrent.
Lajeni filtrin e madh të ajrit me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të
butë dhe thajeni në hije.
Rivendosini filtrat e vegjël dhe filtrin e madh të ajrit.
5.4 Lënia pa punë për kohë më të gjatë
Përpara fikjes për kohë të gjatë:
Pastrojini filtrat e ajrit.
Aktivizoni vetëpastrimin e njësisë së brendshme me tastin Clean.
Pas vetëpastrimit aktivizoni modalitetin e ventilatorit derisa njësia e
brendshme të thahet.
Fikeni pajisjen e brendshme dhe shkëputeni nga korrenti.
Hiqini bateritë nga telekomanda.
Mbrojini pajisjet nga pluhuri.
5.5 Modaliteti manual
KËSHILLË
Dëmtimi i pajisjes për shkak të përdorimit të papërshtatshëm
Funksionimi manual nuk synohet për përdorim të përhershëm.
Përdoreni vetëm për provë apo në raste emergjence.
Përdoreni vetëm për kohë të shkurtër.
Fikni njësinë e brendshme.
Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart.
Shtypni butonin e modaliteti të ftohjes manuale me një send të hollë:
Shtypni një herë: imponohet modaliteti automatik.
Shtypni dy herë: imponohet modaliteti i ftohjes.
Shtypni tri herë: njësia e brendshme fiket.
Për të rikthyer funksionimin normal, përdorni telekomandën.
6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne
objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen
e ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike,
përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas
specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për
ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë,
pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturina të tjera, përkundrazi duhet të dërgohet në pikat e
grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim,
riciklim dhe asgjësim.
Simboli është i vlefshëm në shtetet ku zbatohen rregulloret
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, p.sh. "(MB) Rregulloret
e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike 2013 (të ndryshuara)".
Këto rregullore përcaktojnë kuadrin për kthimin dhe riciklimin e
pajisjeve të vjetra elektronike që zbatohet në secilin shtet.
Meqenëse pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të
rrezikshme, ato duhet të riciklohen me përgjegjësi në mënyrë që të
minimizohet çdo dëm i mundshëm në mjedis dhe shëndetin e njeriut.
Për më tepër, riciklimi i mbetjeve elektronike ndihmon në ruajtjen e
burimeve natyrore.
Për informacion shtesë mbi asgjësimin ekologjik të pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike, ju lutemi të kontaktoni autoritetet përkatëse
lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose shitësin
me pakicë ku keni blerë produktin.
Mund të gjeni më shumë informacion këtu:
www.weee.bosch-thermotechnology.com/
Bateritë
Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e
përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.
Freon R32
Pajisja përmban gaz të fluorinuar efekti serrë R32
(potenciali i efektit serrë 675
1)
) me djegshmëri dhe
toksicitet të ulët (A2L ose A2).
Sasia e përmbajtur përcaktohet në pllakën e markës së
njësisë së jashtme.
Freoni është rrezik për mjedisin dhe duhet grumbulluar e hedhur
veçmas.
1) sipas shtojcë I të rregullores (BE) Nr. 517/2014 të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit të 16 prillit 2014.

Table of Contents

Related product manuals