Të dhëna për produktin
Climate 5000i – 6721824787 (2021/09)
224
2 Të dhëna për produktin
2.1 Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të
gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat
parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në
internet: www.bosch-climate.gr.
2.2 Pajisjet e lëvruara
Legjenda për figurën 1:
[1] Njësia e jashtme (mbushur me freon)
[2] Njësia e brendshme (mbushur me azot)
[3] Filtri i katalizatorit të ftohtë (i zi) dhe biofiltri (i gjelbër)
[4] Bërryl shkarkues me guarnicion (për njësinë e jashtme me
bazament apo suport muri)
[5] Telekomandë
[6] Telekomandë me kllapë, me vidë montimi
[7] Materiali i fiksimit (5 vida e 5 upa)
[8] Paketa e dokumentacionit të produktit
[9] Kabllo komunikimi 5-telëshe (aksesor opsional)
[10] 4 tako vibrimi për njësinë e jashtme
2.3 Përmasat dhe distancat minimale
2.3.1 Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme
Figurat 2 deri 4.
2.3.2 Linjat e freonit
Legjenda për figurën 5:
[1] Tubi i anës së gazit
[2] Tubi i anës së lëngut
[3] Bërryli në formë sifoni si ndarës vaji
Nëse njësia e jashtme vendoset më lart se e brendshmja, kaloni një hark
në formë sifoni në anën e gazit pas maksimumi 6 m dhe një bërryl tjetër
në formë sifoni çdo 6 m ( figura 5, [1]).
▶Ruani gjatësinë maksimale të tubit dhe diferencën maksimale të
lartësive mes njësisë së brendshme dhe të jashtme.
tab. 2 Gjatësia e tubit dhe diferenca maksimale e lartësive
tab. 3 Diametri i tubit në varësi të tipit të pajisjes
tab. 4 Diametri i tubit alternativ
tab. 5
2.4 Informacion për freonin
Kjo pajisje përmban gaze të fluorinuara të efektit serrë, si p.sh. freon.
Pajisja është e mbyllur hermetikisht. Informacioni për freonin sipas
rregullores së BE-së nr. 517/2014 për gazet e fluorinuara të efektit
serrë mund të gjendet në udhëzimet e përdorimit të pajisjes.
Shënim për instaluesin: Kur rimbushni me freon, plotësoni sasinë shtesë
të mbushjes dhe sasinë totale të freonit në tabelën e „informacionit të
freonit“ tek udhëzimet e përdorimit.
Gjatësia maksimale e
tubit
1)
[m]
1) Ana e gazit ose e lëngut
Diferenca maksimale
e lartësive
2)
[m]
2) Matur nga skaji i poshtëm në skajin e poshtëm.
CL5000i 26 E ≤ 25 ≤ 10
CL5000i 35 E ≤ 25 ≤ 10
Diametri i tubit
Lloji i pajisjes Ana e lëngut [mm] Ana e gazit [mm]
CL5000i 26 E 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")
CL5000i 35 E 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")
Diametri i tubit [mm] Diametri i tubit alternativ [mm]
6,35 (1/4") 6
9,53 (3/8") 10
Specifikimi i tubave
Gjatësia min. e tubit 3 m
Gjatësia standarde e tubit 5 m
Freon shtesë me gjatësi tubi mbi 5 m 12 g/m
Trashësia e tubit ≥ 0,8 mm
Trashësia e termoizolimit ≥6mm
Materiali i termoizolimit Shkumë polietileni