EasyManua.ls Logo

Bosch Climate 5000i Series - Këshilla Të Përgjithshme; Lidhja E Njësisë Së Brendshme; Lidhja E Njësisë Së Jashtme; Lidhja Elektrike

Bosch Climate 5000i Series
268 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi
227
Climate 5000i – 6721824787 (2021/09)
3.5 Lidhja elektrike
3.5.1 Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶Mos ngatërroni fazën me nulin. Përndryshe mund të shkaktoni avari.
▶Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
▶Për pajisjet me linja elektrike fikse ku ka firo korrenti mbi 10 mA,
rekomandojmë instalimin e një stakuesi RCD me korrent stakimi
diferencial nominal jo m
ë të lartë se 30 mA.
3.5.2 Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme është e lidhur me të jashtmen përmes një kablloje
tipi H07RN-F 5-telëshe. Prerja tërthore e përçuesit të kabllos së
komunikimit duhet të jetë së paku 1,5 mm
2
.
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për të lidhur kabllon e komunikimit:
Palosni kapakun e sipërm ( figura 19).
Hiqni vidën dhe hiqni kapakun nga pulti.
▶Hiqni vidën dhe hiqni kapakun [1] e klemave të lidhjes (
figura
20
).
▶Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos [3] nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
Sigurojeni kabllon në kapëse [2] dhe lidheni me klemat W, 1(L),
2(N), S dhe .
Vini re caktimin e telave në klema.
Rivendosni kapakët.
Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
3.5.3 Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo elektrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (5 tela) lidhen me
njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të
majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën
elektrike përmes një sigurese ( tabela 8).
tab. 8
Hiqni vidën dhe kapakun e lidhjes elektrike ( figura 21).
Siguroni kabllon e komunikimit me kapëse dhe me lidheni te klemat
W, 1(L), 2(N), S dhe (caktimi i telave në klema sipas njësisë së
brendshme) ( figura 22).
Sigurojeni kabllon elektrike në kapëse dhe lidheni me klemat L,
N dhe .
Rivendosni kapakun.
Njësia e jashtme Mbrojtja e
rrjetit
Prerja tërthore e përçuesit
Kablloja
elektrike
Kablloja e
komunikimit
CL5000i 26 E 13 A 1,5 mm
2
≥1,5mm
2
CL5000i 35 E 13 A 1,5 mm
2
≥1,5mm
2

Table of Contents

Related product manuals