SQ-1
Prodhuesi rezervon të drejtën e ndryshimit të specikimeve të produktit pa njoftim.
Hedhja e saktë e këtij produkti
(Pajisja elektrike dhe elektronike e dalë jashtë përdorimit)
(Kur e përdorni kondicionerin në shtetet evropiane, duhet të ndiqen udhëzimet e mëposhtme)
-  Ky shënim mbi produkt ose literaturën e tij tregon se mbetja e pajisjes elektrike dhe elektronike (WEEE si në direktivën 
2012/19/EU) nuk duhet të ngatërrohet me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Ndalohet hedhja e kësaj pajisjeje në mbetjet shtëpiake. 
Për hedhjen e pajisjes ekzistojnë disa mundësi: 
1.  Bashkia ka ngritur sisteme grumbullimi ku mund të hidhen mbetjet elektronike, minimalisht pa asnjë detyrim për 
përdoruesin. 
2.  Kur blini një produkt të ri, shitësi do ta rimarrë produktin e vjetër, minimalisht pa asnjë detyrim. 
3.  Prodhuesi do ta rimarrë pajisjen e vjetër për hedhje, minimalisht pa asnjë detyrim për përdoruesin. 
4.  Meqenëse produktet e vjetra përmbajnë burime me vlerë, ato mund t'u shiten shitësve të skrapit. 
Hedhja e shkujdesur e mbetjeve në pyje dhe në natyrë rrezikon shëndetin tuaj kur substancat e rrezikshme rrjedhin në ujërat 
nëntokësorë dhe hyjnë në zinxhirin ushqimor.
Ky produkt është përcaktuar që të jetë në përputhje me direktivën për tensionin e ulët (2014/3 5/KE)  
dhe direktivën për pajtueshmërinë elektromagnetike (2014/30/KE) të Bashkimit Evropian.
Ky produkt përmban gazra të uorinuar të mbuluar nga protokolli i Kiotos
Emri kimik i gazit R410A / R32
Gaz me potencial për ngrohje globale (GWP) 2088 / 675
   KUJDES 
1.  Ngjiteni etiketën e dhënë të gazit ftohës pranë 
vendit të mbushjes dhe/ose mbledhjes.
2. Shkruani qartë sasinë e gazit ftohës në etiketën e 
gazit ftohës duke përdorur bojë që nuk fshihet.
3. Mos lejoni daljen e gazit të uorinuar. Sigurohuni 
që gazi i uoriniuar të mos dalë asnjëherë në 
atmosferë gjatë instalimit, shërbimit ose hedhjes. 
Kur dallohet ndonjë rrjedhje e gazit të uorinuar, 
rrjedhja duhet të ndalohet dhe të riparohet sa më 
shpejt të jetë e mundur. 
4. Vetëm personeli i kualikuar i shërbimit lejohet të 
bëjë shërbime dhe riparime në këtë produkt.
5. Çdo trajtim i gazit të uorinuar në këtë produkt, 
si për shembull kur lëvizni produktin ose 
e rimbushni me gaz, duhet t’i përmbahet 
rregullores (EC) nr. 517/2014 mbi gazrat e 
uorinuar të efektit serrë dhe çdo legjislacioni 
lokal përkatës.
6. Kontaktoni shitësit, instaluesit, etj. nëse keni 
pyetje.
Kujdes: Rrezik zjarri vetëm 
për gazin ftohës R32/R290