9.1 Përpara kryerjes së testimi
Testimi duhet të kryet pasi të ketë përfunduar 
plotësisht instalimi i gjithë sistemit. Konrmoni 
pikat e mëposhtme përpara se të kryeni 
testimin:
a)  Njësitë e brendshme dhe të jashtme janë instaluar 
siç duhet. 
b)  Tubat dhe telat janë lidhur siç duhet. 
c)  Nuk ka pengesa afër pikave të hyrjes dhe daljes  
së ajrit, të cilat mund të shkaktojnë performancë  
të dobët ose keqfunksionim të produktit. 
d)  Sistemi i ftohjes nuk rrjedh. 
e)  Sistemi i kullimit nuk i pandërprerë dhe e kullon  
ujin në vende të sigurta. 
f)  Izolimi i nxehtësisë është instaluar siç duhet. 
g)  Fijet e tokëzimit janë lidhur siç duhet. 
h)  Gjatësia e tubave dhe kapaciteti i mbushjes  
së agjentit ftohës shtesë është mbajtur shënim. 
i)  Tensioni i rrymës elektrike është në nivelet  
e kërkuar për kondicionerin. 
 
KUJDES
Moskryerja e testimit mund të shkaktojë dëmtim  
të njësisë, dëmtim të pronës ose lëndim të personit.
9.2 Udhëzime për kryerjen e testimit
Përpara se të përdorni një manometër 
mbipresioni dhe një pompë vakuumi, lexoni 
manualet e tyre të përdorimit për t'u siguruar  
se dini si t'i përdorni ato.
1.  Hapni valvulat e bllokimit të lëngut dhe gazit. 
2.  Ndizni çelësin kryesor dhe jepini kohë 
njësisë që të ngrohet. 
3.  Vendosni kondicionerin në modalitetin 
"COOL (Ftohje)". 
4.  Për njësinë e brendshme 
a.  Sigurohuni që telekomanda dhe butonat 
funksionojnë siç duhet. 
b.  Sigurohuni që grilat e ajrimit lëvizin siç duhet 
e që drejtimi i tyre mund të ndryshohet përmes 
telekomandës. 
c.  Sigurohuni edhe një herë për të parë nëse 
temperatura e dhomës është regjistruar siç duhet. 
d.  Sigurohuni që indikatorët e telekomandës  
dhe paneli i ekranit të njësisë së brendshme 
punojnë siç duhet. 
e.  Sigurohuni që butonat manual të njësisë  
së brendshme funksionojnë siç duhet. 
f.  Kontrolloni për të parë që sistemi i kullimit është  
i pandërprerë dhe kryen rrjedhshëm kullimin. 
g.  Sigurohuni që nuk ka dridhje ose zhurma 
jonormale gjatë funksionimit. 
5.  Për njësinë e jashtme
a.  Kontrolloni për të parë nëse sistemi ftohës  
ka rrjedhje. 
b.  Sigurohuni që nuk ka dridhje ose zhurma 
jonormale gjatë funksionimit.
c.  Sigurohuni që ajri, zhurma dhe uji i gjeneruar  
nga njësia nuk shqetësojnë fqinjët tuaj ose  
nuk përbëjnë rrezik për sigurinë. 
SHËNIM: Nëse njësia keqfunksionon ose nuk punon 
sipas pritshmërive tuaja, ju lutemi t'i referoheni seksionit 
të zgjidhjes së problemeve, në manualin e përdoruesit, 
përpara se të telefononi shërbimin e klientit.
SQ-22
SQ
9. TESTIMI