6. LIDHJA E TUBAVE TË AGJENTIT FTOHËS
4.  Hiqni izolantin nga fundet e tubit kur të jeni gati  
të bëni zgjerimin. 
5.  Vendosni formën zgjeruese në fund të tubit.  
Fundi i tubit duhet të dalë përtej formës zgjeruese.
Forma e zgjerimit
Tubi
Fig. 6.4
6.  Vendosni mjetin zgjerues mbi formën. 
7.  Rrotulloni dorezën e mjetit zgjerues në drejtim orar 
derisa tubi të jetë zgjeruar plotësisht. Zgjerojeni  
tubin sipas përmasave që tregohen në tabelën 6.1.
Tabela 6.1: ZGJATIMI I TUBIT PËRTEJ MJETIT 
ZGJERUES
 Matësi 
i tubit
Rrotullimi 
shtrëngues
Dimensioni  
i zgjerimit (A) 
(Njësia: mm)
Forma  
e zgjerimit
Min. Maks.
Ø 6,4
14,2-17,2 N.m 
(144-176 kgf.cm)
8,3 8,3
R0,4~0,8
Fig. 6.5
Ø 9,5
32,7-39,9 N.m 
(333-407 kgf.cm)
12,4 12,4
Ø 12,7
49,5-60,3 N.m 
(504-616 kgf.cm)
15,4 15,8
Ø 15,9
61,8-75,4 N.m 
(630-770 kgf.cm)
18,6 19
Ø 19,1
97,2-118,6 N.m 
(990-1210 kgf.cm)
22,9 23,3
Ø 22
109,5-133,7 N.m 
(1117-1364 kgf.cm)
27 27,3
8.  Hiqni mjetin dhe formën zgjeruese dhe kontrolloni 
fundin e tubit për krisje dhe zgjerim të njëtrajtshëm.
Hapi 4: Lidhja e tubave 
Lidhni tubat e bakrit llimisht me njësinë  
e brendshme, pastaj lidheni atë me njësinë  
e jashtme. Duhet të lidhni më parë tubin me 
presion të ulët, pastaj atë me presion të lartë. 
1.  Kur të bashkoni dadot konike, vendosni një shtresë 
të hollë vaji ftohës në fundet e zgjeruara të tubave. 
2.  Qendërzoni dy tubat që do të bashkoni.
Tubi i njësisë së brendshme
Dadoja konike
Tubi
Fig. 6.6
3.  Shtrëngoni dadon konike me dorë, sa më fortë  
që të mundeni. 
4.  Shtrëngoni dadon pas tubit kryesor duke përdorur 
një çelës. 
5.  Duke shtrënguar fortë dadon, përdorni një çelës 
rrotullues për të shtrënguar dadon konike sipas 
vlerave të rrotullimit të paraqitura në tabelën 7.1.
SHËNIM: Përdorni një çelës dhe një çelës rrotullues  
për të lidhur dhe shkëputur tubat me/nga njësinë/njësia.
  Fig. 6.7
 
KUJDES
•  Sigurohuni të vendosni izolant rreth e qark tubit. 
Kontakti i drejtpërdrejt me tubin e zhveshur mund  
të shkaktojë djegie ose morthe. 
•  Sigurohuni që tubi të jetë lidhur siç duhet. Shtrëngimi 
i tepërt mund të dëmtojë gojën e kambanës ndërsa 
shtrëngimi i mangët mund të shkaktojë rrjedhje.
SHËNIM PËR RREZEN MINIMALE  
TË PËRKULJES
Përkuleni tubin në mes dhe me kujdes, sipas skicës  
më poshtë. MOS e përkulni tubin më tepër se 90° ose 
më shumë se 3 herë.
Përkuleni tubin me anë të gishtit të madh të dorës
 Fig. 6.8
rrezja minimale 10 cm (3,9”)
6.  Pas lidhjes së tubave të bakrit me njësinë  
e brendshme, mbështillni kordonin elektrik, kabllon  
e sinjalit dhe tubat bashkë, duke përdorur izolant. 
SHËNIM: MOS e gërshetoni kabllon e sinjalit me tela  
të tjerë. Ndërkohë që i mbështillni bashkë këto sende, 
mos e gërshetoni ose kryqëzoni kabllon e sinjalit  
me ndonjë tel tjetër.
7.  Kalojeni këtë tub përmes murit dhe lidheni atë  
me njësinë e jashtme. 
8.  Izoloni të gjithë tubin, përfshirë valvulat e njësisë  
së jashtme. 
9.  Hapni valvulat bllokuese të njësisë së jashtme për  
të nisur qarkullimin e agjentit ftohës ndërmjet njësisë  
së brendshme dhe asaj të jashtme. 
 
KUJDES
Kontrolloni për t'u siguruar që nuk ka rrjedhje të agjentit 
ftohës pasi të keni përfunduar instalimin. Nëse ka 
rrjedhje të agjentit ftohës, ajrosni menjëherë ambientin 
dhe zbrazni sistemin (sipas seksionit të këtij manuali 
për zbrazjen e ajrit).
SQ-14
SQ