8.1 Masat paraprake të sigurisë
 
KUJDES
•  Përdorni një pompë vakuumi me fuqi kolektori  
më të ulët se -0,1 MPa dhe me kapacitet shkarkimi  
të ajrit mbi 40 L/min. 
•  Njësia e jashtme nuk ka nevojë për vakuum.  
MOS i hapni valvulat e bllokimit të gazit dhe lëngut  
të njësisë së jashtme.
•  Sigurohuni që pas 2 orësh, matësi shumëshkallësh 
të tregojë -0,1 MPa ose më pak. Nëse pas tre orësh 
vlera që kolektori tregon është akoma nën -0,1 MPa, 
kontrolloni nëse ka rrjedhje gazi ose ujë brenda tubit. 
Nëse nuk ka rrjedhje, përsëritni zbrazjen për 1 ose 2 
orë. 
•  MOS përdorni gaz ftohës për të zbrazur sistemin.
8.2 Udhëzimet për nxjerrjen e ajrit
Përpara se të përdorni një manometër 
mbipresioni dhe një pompë vakuumi, lexoni 
manualet e tyre të përdorimit për t'u siguruar  
se dini si t'i përdorni ato.
Matësi i mbipresionit
Matësi i përbërë
-76 cmHg
Valvul për presionin e ulët
Manometër
Valvul për presionin e lartë
Zorra e ngarkimit
Valvul për presionin e ulët
Pompa me vakuum
Zorra e ngarkimit
Fig. 8.1
1.  Lidhni zorrën e ngarkimit të manometrit të mbipresionit 
me folenë e shërbimit të valvulës me presion të ulët  
të njësisë së jashtme. 
2.  Lidhni zorrën e ngarkimit të manometrit të mbipresionit 
me pompën e vakuumit. 
3.  Hapni pjesën me presion të ulët të manometrit  
të mbipresionit. Mbani të mbyllur pjesën e presionit  
të lartë. 
4.  Ndizni pompën e vakuumit për të zbrazur sistemin. 
5.  Përdorni vakuumin për të paktën 15 minuta, derisa 
matësi shumëshkallësh të tregojë -76 cmHG  
(-1x105 Pa). 
6.  Mbyllni valvulën me presion të ulët të manometrit  
të mbipresionit dhe kni pompën e vakuumit. 
7.  Prisni 5 minuta, pastaj kontrolloni nëse ka pasur 
ndryshim të presionit në sistem.
SHËNIM: Nëse nuk ka ndryshime të presionit, 
zhvidhosni kapakun e valvulës së mbushur (valvula  
e presionit të lartë). Nëse presioni i sistemit ndryshon, 
mund të ketë një rrjedhje gazi.
8.  Vendosni çelësin gjashtëkëndësh në valvulën  
e mbushur (valvula me presion të lartë) dhe hapeni 
valvulën duke e rrotulluar çelësin sa 1/4-a në drejtim 
të kundërt të akrepave të orës. Dëgjoni daljen  
e gazit nga sistemi dhe pastaj mbylleni valvulën  
për 5 sekonda.
Trupi i valvulës
Dadoja konike
Bishti i valvulës
Kapaku
Fig. 8.2
9.  Shikoni manometrin për një minutë për tu siguruar  
që nuk ka ndryshim të presionit. Niveli i treguar  
duhet të jetë pak më i lartë se presioni atmosferik. 
10. Hiqni zorrën e ngarkimit nga foleja e shërbimit. 
11. Hapni plotësisht valvulat e presionit të lartë dhe  
të ulët duke përdorur çelësin gjashtëkëndësh. 
8.3 HAPINI BISHTAT E VALVULAVE ME 
KUJDES
Kur hapni bishtat e valvulave, rrotulloni çelësin 
gjashtëkëndësh deri në pikën e ndalimit. MOS 
u përpiqni të sforconi valvulën të hapet më shumë.
12. Shtrëngoni bishtat e valvulave me dorë, pastaj 
shtrëngojini ato duke përdorur mjetin e duhur.
13. Nëse njësia e jashtme përdor të gjitha valvulat  
e vakuumit dhe nëse pozicioni i vakuumit është në 
valvulën kryesore, sistemi nuk është lidhur me njësinë 
e brendshme. Valvula duhet të shtrëngohet me një 
dado. Kontrolli për rrjedhje gazi para përdorimit,  
për të parandaluar rrjedhjen.
E
D
C
B
A
Fig. 8.3
SQ-20
SQ
8. NXJERRJA E AJRIT