SQ-25
  masa e ngarkesës është në përputhje me madhësinë e dhomës brenda së cilës instalohen pjesët që 
përmbajnë agjentin ftohës; 
  makineria dhe daljet e ajrosjes punojnë në rregull dhe nuk kanë pengesa; 
  nëse përdoret një qark indirekt ftohës, qarqet dytësore duhen kontrolluar për praninë e agjentit ftohës; 
shënimi në pajisje vijon të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm. 
  shënimi dhe shenjat që janë të palexueshme duhen korrigjuar; 
  tubi ose komponentët e ftohjes instalohen në një pozicion që nuk ka gjasë të ekspozohet ndaj substancave 
që mund të gërryejnë komponentët që përmbajnë agjentin ftohës, përveç nëse komponentët përbëhen nga 
materiale që i rezistojnë vetvetiu gërryerjes ose që mbrohen në formën e duhur ndaj kësaj gërryerjeje. 
11.9  KONTROLLET NË PAJISJET ELEKTRIKE 
Riparimi dhe mirëmbajtja e komponentëve elektrikë duhet të përfshijë kontrollet llestare të sigurisë dhe 
procedurat e inspektimit të komponentëve. Nëse ka problem që mund të cenojë sigurinë, atëherë në qark 
nuk duhet lidhur asnjë linjë ushqimi elektrik pa u zgjidhur më parë problemi. Nëse problemi nuk mund të 
zgjidhet menjëherë, por puna është e domosdoshme dhe nuk mund të ndërpritet, duhet gjetur një zgjidhje e 
duhur e përkohshme. Kjo i duhet raportuar pronarit të pajisjes në mënyrë që të jenë në dijeni të gjitha palët. 
Kontrollet llestare të sigurisë duhet të përfshijnë sa vijon: 
  kondensatorët të jenë shkarkuar: kjo duhet kryer në mënyrë të sigurt për të evituar mundësinë e 
shkëndijave 
  të mos ketë komponentë elektrikë me ngarkesë dhe tela të ekspozuar gjatë mbushjes, rikuperimit ose 
spastrimit të sistemit; 
  të mos ketë ndërprerje të tokëzimit. 
11.10  RIPARIMET NË KOMPONENTËT E IZOLUAR 
11.1  Gjatë riparimeve në komponentët e izoluar, të gjitha pikat e furnizimit me energji duhet të shkëputen nga 
pajisjet ku po punohet përpara heqjes së kapakëve të izoluar etj. Nëse është absolutisht e domosdoshme 
që pajisjet të kenë furnizim me energji gjatë mirëmbajtjes, atëherë duhet të instalohet një formë e 
përhershme diktimi të rrjedhjeve në pikën më kritike për të paralajmëruar për situata të mundshme rreziku. 
11.2  U duhet kushtuar vëmendje e veçantë rasteve të mëposhtme për t'u siguruar që gjatë punës në 
komponentët elektrikë, kasa të mos modikohet në forma të atilla që mund të cenojnë shkallën e 
mbrojtjes. Kjo përfshin dëmtimin e kabllove, numrin e tepruar të lidhjeve, terminalet që nuk përmbushin 
specikimin origjinal, dëmtimin e guarnicioneve, vendosjen e gabuar të permistopave etj. 
  Sigurohuni që aparati të jetë montuar në formë të sigurt. 
  Sigurohuni që guarnicionet ose materialet izoluese të mos degradojnë deri në atë masë sa të mos 
shërbejnë më për parandalimin e hyrjes së gazeve të ndezshme. Pjesët e këmbimit duhet të jenë në 
përputhje me specikimet e prodhuesit. 
SHËNIM: Përdorimi i izolantit të silikonit mund të pengojë ekasitetin e disa tipave pajisjesh për diktimin e 
rrjedhjeve. Komponentët që janë vetë të sigurt nuk kanë pse izolohen përpara se punohet me ta.
11.11  RIPARIMET NË KOMPONENTËT VETVETIU TË SIGURT 
Mos vendosni ngarkesa të përhershme përçuese ose vëllimi në qark pa garantuar që kjo të mos tejkalojë 
tensionin e lejuar dhe rrymën e lejuar për pajisjet në përdorim. Ndërsa ndodheni në praninë e gazeve 
të ndezshme mund të punoni vetëm me komponentë vetvetiu të sigurt. Aparati i testimit duhet të jetë në 
normimin e duhur. Ndërrojini komponentët vetëm me pjesët e përcaktuara nga prodhuesi. Pjesët e tjera 
mund të shkaktojnë ndezjen e agjentit ftohës në atmosferë për shkak të ndonjë rrjedhjeje. 
11. SHËRBIMI I INFORMIMIT