EasyManua.ls Logo

Samsung WW9*K7 Series - Page 840

Samsung WW9*K7 Series
960 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
8 Shqip
Informacioni i sigurisë
Informacioni i sigurisë
Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të
lartë/tharje/centrifugim).
• Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të
rrëshqitshme. Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
• Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.
Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon.
• Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e kni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndërkohë që ajo është në funksionim.
• Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të
çojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen
e duhur. Mos i lini fëmijët që të ngjiten në pajisje.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.
Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar.
• Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën
gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga priza.
• Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje
elektrike.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni, ose modikoni vetë pajisjen.
• Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës
standarde.
• Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni
pajisjen.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin
ose lëndim.
Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën
elektrike.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një
stuhie me bubullima ose vetëtima.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni
shërbimin më të afërt të klientit të Samsung.
• Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
WW80K7415OW_DC68-03671J_SQ.indd 8 2016/2/5 16:36:26

Table of Contents

Related product manuals