EasyManua.ls Logo

Samsung WW9*K7 Series - Instalimi Hap Pas Hapi

Samsung WW9*K7 Series
960 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip 17
Instalimi
Instalimi hap pas hapi
HAPI 1 - Zgjidhni një vend
Kërkesat për vendin:
• Sipërfaqe e fortë, e niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrimin
• Larg nga drita direkte e diellit
• Hapësirë e përshtatshme për ajrim dhe për telat
• Temperatura e ambientit është gjithmonë më e lartë se pika e ngrirjes (0 ˚C)
• Gjithmonë larg një burimi nxehtësie
HAPI 2 - Hiqni bulonat e transportit
Shpaketojeni pakon e produktit dhe hiqini
të gjitha bulonat e transportit.
1. Lirojini të gjithë bulonat e transportit
në pjesën e pasme të makinës larëse
duke përdorur çelësin e dhënë.
2. Mbyllini vrimat me tapat plastike të
bulonave.
Ruajini bulonat e transportit për
përdorim në të ardhmen.
PARALAJMËRIM
Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Hidhini të gjitha materialet
e paketimit (qeset plastike, poliestirenin, etj) larg arritjes të fëmijëve.
WW80K7415OW_DC68-03671J_SQ.indd 17 2016/2/5 16:36:27

Table of Contents

Related product manuals