Shqip 37
Veprimet
Aplikacioni Samsung Smart Home
Aplikacioni Samsung Smart Home mundëson hapjen dhe komandimin e makinës larëse në
lëvizje. Për hollësi rreth aplikacionit, vizitoni faqen e internetit të përmendur në faqen e
fundit të këtij manuali dhe shkarkoni udhëzuesin e shpejtë.
Instalimi
1. Vizitoni "Play Store" për pajisje me "Android" ose "Apple App Store" për pajisje me "iOS"
dhe kërkoni për "Samsung Smart Home" për t'i zgjedhur.
2. Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Samsung Smart Home në pajisjen celulare.
SHËNIM
-
Aplikacioni "Samsung Smart Home" mbështet "Android OS 4.0 (ICS)" e lart, i cili
është i optimizuar për celularë "Samsung" (seritë "Galaxy S" dhe "Galaxy Note"). Disa
funksione të këtij aplikacioni mund të punojnë ndryshe në pajisje të tjera.
- Ky aplikacion mbështet iOS 7 e lart për modelet e iPhone.
- Për performancë të përmirësuar, disenjimi i ndërfaqes së këtij aplikacioni mund të
ndryshojë pa njoftim paraprak.
Përgatitja
1. Për ta aktivizuar aplikacionin, ju duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung. Do të
udhëzoheni drejtpërdrejt nga aplikacioni për krijimin e llogarisë Samsung nëse nuk
keni një të tillë. Nuk ka nevojë për aplikacion tjetër për këtë qëllim.
2. Me llogarinë tuaj "Samsung", regjistroni makinën larëse në shërbimin "Samsung Smart
Home".
a. Zgjidhni makinën larëse në listën e pajisjeve të aplikacionit Samsung Smart Home.
b. Jepni të dhënat e nevojshme për pikëhyrjen me valë që përdorni për lidhjen me
valë.
c. Ndiqni udhëzimet në ekran për të konguruar cilësimet për makinën larëse.
d. Pasi të përfundoni, do të shihni ikonën e makinës larëse në aplikacion. Makina
larëse tani është gati për t’u përdorur.
KUJDES
• Rrugëzuesit e pacertikuar Wi-Fi mund të mos e kryejnë lidhjen.
• Nëse e instaloni makinën larëse dhe pikëhyrjen pranë furrave me mikrovalë apo
tharësve elektrikë të okëve, Smart Control mund të mos punojë siç duhet për shkak të
interferencës elektrike.
• Makina larëse mbështet vetëm protokollet "Wi-Fi" 2,4 Ghz.
• Mjedisi rrethues mund të ndikojë në performancën e rrjetit me valë.
WW80K7415OW_DC68-03671J_SQ.indd 37 2016/2/5 16:36:32