EasyManua.ls Logo

Samsung WW9*K7 Series - Zgjidhja E Problemeve; Pikat E Kontrollit

Samsung WW9*K7 Series
960 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip 49
Zgjidhja e problemeve
Zgjidhja e problemeve
Pikat e kontrollit
Nëse ju ndodh një problem me makinën larëse, së pari kontrolloni tabelën më poshtë dhe
provoni sugjerimet.
Problemi Veprimi
Nuk llon punën.
• Sigurohuni se makina juaj larëse është vendosur në prizë.
• Sigurohuni që dera është mbyllur mirë.
• Sigurohuni që rubinetet të jenë të hapur.
• Sigurohuni që të shtypni Fillo/Ndalo për të nisur makinën
larëse.
• Sigurohuni që Bllokimi për fëmijët nuk është aktivizuar.
• Para se makina larëse të llojë të mbushet, do të bëjë disa
zhurma klikimi për të kontrolluar kyçjen e erës dhe bën një
zbrazje të shpejtë.
• Kontrolloni siguresën ose ngrini automatin.
Furnizimi me
ujë është i
pamjaftueshëm ose
nuk ka ujë.
• Hapni plotësisht rubinetin.
• Sigurohuni që dera është mbyllur mirë.
• Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk ka ngrirë.
• Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk është spërdredhur
apo bllokuar.
• Sigurohuni që ka presion uji të mjaftueshëm.
Pas një cikli, mbetet
detergjent në sirtarin
e detergjentit.
• Sigurohuni se makina juaj larëse është duke punuar me
presion të mjaftueshëm të ujit.
• Sigurohuni se detergjenti është shtuar në qendër të sirtarit të
detergjentit.
• Sigurohuni që kapaku i shpëlarjes të jetë vendosur mirë.
• Nëse përdorni detergjent me kokrriza, sigurohuni që
përzgjedhësi i detergjentit të jetë në pozicionin e sipërm.
• Hiqni kapakun e shpëlarjes dhe pastroni sirtarin e
detergjentit.
Dridhje të shumta
ose bën zhurmë.
• Sigurohuni që makina larëse të jetë montuar në nivel, mbi
dysheme të fortë dhe jo të rrëshqitshme.
Nëse dyshemeja nuk është në nivel, përdorni këmbët e
nivelimit për të rregulluar lartësinë e makinës larëse.
• Sigurohuni se vidat e transportimit janë hequr.
• Sigurohuni se makina juaj larëse nuk është duke prekur
ndonjë objekt tjetër.
• Sigurohuni se ngarkesa e rrobave është e ekuilibruar.
• Motori mund të bëjë zhurmë gjatë punimit normal.
• Kominoshet ose rrobat me zbukurime metalike mund të bëjnë
zhurmë kur lahen. Kjo është normale.
• Objektet metalike si monedhat mund të bëjnë zhurmë. Pas
larjes hiqni këto objekte nga kazani ose kasa e ltrit.
WW80K7415OW_DC68-03671J_SQ.indd 49 2016/2/5 16:36:35

Table of Contents

Related product manuals