503
Shqip
2 Shtypni sërish butonin për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën për
fëmijët.
-
largohet nga ekrani.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim:
Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.
Evitoni hedhjen e ujit përmes hyrjeve dhe daljeve të ajrit.
Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për
shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.
Mos përdorni kurrë lëngje (duke përfshirë ujin) për pastrimin e filtrit pastrues.
Mos tentoni të pastroni sensorin e grimcave me fshesë me vakuum.
Grafiku i pastrimit
Shpeshtësia Mënyra e pastrimit
Kur nevojitet Fshini sipërfaqen plastike të pajisjes me një leckë të
butë e të thatë
Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit
Çdo dy muaj Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon
pambuku të thatë
shfaqet në ekran Pastroni sipërfaqen e filtrit të pastrimit
Çdo javë Pastroni filtrin e lagështimit
Pastrimi i trupit të pajisjes
Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes për të
parandaluar grumbullimin e pluhurit.
1 Përdorni një leckë të butë dhe të thatë për të pastruar si pjesën e brendshme,
ashtu edhe atë të jashtme të pajisjes.