EasyManua.ls Logo

Philips AC3420/10 - Zgjidhja E Problemeve

Philips AC3420/10
829 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
514
Shqip
Vendruajtja
1 Fikni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2 Pastroni pajisjen, filtrin e lagështimit dhe sipërfaqen e filtrit pastrues (shihni
kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në
ruajtje.
4 Mbështillini filtrat me qese plastike hermetike.
5 Ruajini pajisjen dhe filtrat në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lani gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrat.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm,
kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Problemi Zgjidhja e mundshme
Pajisja nuk punon më si duhet. Kontrolloni nëse depozita është instaluar siç duhet. Nëse jo,
për arsye sigurie, pajisja do të ndalojë së punuari.
Drita sinjalizuese për ndërrimin e filtrit ka qenë e ndezur, por
ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani
është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni
numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
Nuk ka lagështim të ajrit. Sigurohuni që depozita të jetë mbushur me ujë dhe që
depozita dhe filtri i lagështimit të jenë instaluar siç duhet.
Sistemi i avancuar i avullimit të ftohtë në pastruesin-
lagështues 2-në-1 prodhon ajër të shëndetshëm të lagësht
nga priza pa ndonjë vesë të dukshme. Avulli i ujit është i
padukshëm për syrin e njeriut.
Kur përdoret në mjedis të thatë, lagështia e lëshuar nga
pastruesi-lagështues 2-në-1 do të përthithet nga objektet
përreth, si muret dhe mobiliet, të cilat mund të zgjasin kohën
e lagështimit. Për të arritur lagështimin optimal,
rekomandohet mbyllja e dyerve dhe dritareve.
Ka rrjedhje nga depozita e ujit. Sigurohuni që uji të mos tejkalojë nivelin maksimal.
Sigurohuni që depozita të montohet mirë çdo herë pasi ta
pastroni.
Nëse problemi vijon, kontaktoni me qendrën e shërbimit të
klientit për shtetin tuaj.
Ka disa depozitime të bardha në filtrin e
lagështimit.
Depozitimet e bardha quhen çmërs dhe përbëhen nga prania
e mineraleve në ujë. Çmërsi në fitilin e lagështimit ndikon në
rendimentin e lagështimit, por nuk jua dëmton shëndetin.
Ndiqni udhëzimet e pastrimit në manualin e përdorimit.

Table of Contents