EasyManua.ls Logo

Philips HD9875 - Termometri i ushqimit

Philips HD9875
779 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
496
Shqip
Shënim: Për të marrë një rikujtesë tundjeje pas gjysmës së kohës së gatimit,
aktivizoni butonin e rikujtesës së tundjes.
Shënim: Nëse ju duhet ta ndaloni procesin e gatimit për të tundur ushqimin,
për të shtuar përbërësit ose për të rregulluar parametrat e gatimit, thjesht
shtypni butonin rrotullues. Për të vazhduar gatimin, shtypni sërish butonin
rrotullues.
Termometri i ushqimit
Kini parasysh se për të përdorur veçorinë "Termometri i ushqimit", do t'ju duhet
ta blini termometrin e ushqimit veç (HD9959). Pasi të merrni termometrin, ndiqni
këto hapa.
1 Vendoseni termometrin e ushqimit tek ushqimi juaj siç përshkruhet te
seksioni "Vendosja e termometrit të ushqimit" në manual.
Shënim: Është e rëndësishme që ta vendosni siç duhet për të arritur rezultate
të sakta.
2 Vendoseni ushqimin bashkë me termometrin në kosh.
3 Përdorni vjaskën në tigan për ta drejtuar kabllon në pozicionin e duhur.
4 Vendoseni termometrin në prizën e posaçme të Airfryer-it.
5 Mbylleni sirtarin dhe sigurohuni që kablloja nuk po shtypet.
6 Rrotulloni butonin rrotullues për të vendosur temperaturën e dëshiruar bazë,
e cila do të matet me majën e termometrit të ushqimit. Mund të zgjidhni një
temperaturë nga 30°C deri në 99°C.
7 Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar.
8 Rregulloni temperaturën e gatimit duke rrotulluar butonin rrotullues. Mund
të zgjidhni një temperaturë midis 40°C dhe 200°C.
9 Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar.
10 Zgjidhni shpejtësinë e dëshiruar të ajrit duke shtypur butonin e shpejtësisë së
ajrit. Mund të zgjidhni midis shpejtësisë së lartë ose të ulët të ajrit.
Shënim: Gjatë gatimit, mund të shihni në ekran edhe temperaturën e gatimit
edhe temperaturën bazë.
11 Procesi i gatimit përfundon automatikisht kur arrihet temperatura bazë.
Tabela e mëposhtme ju jep një udhëzim se cila temperaturë të brendshme duhet
vendosur.
Artikull ushqimor Niveli i gatishmërisë Temperatura bazë
Shpendë në përgjithësi Pjekur 80-85°C
Gjoks shpendësh Të lëngshme 70-74°C
Pjekur pak 45-50°C
Mesatar 55-60°CMish lope, viç, qengj, mish dreri
Pjekur mirë 65-70°C
Mish derri në përgjithësi Pjekur 70-73°C
Ijë derri Mesatar 58-63°C

Table of Contents

Related product manuals