EasyManua.ls Logo

Philips sonicare 6500 - Vendosja E Kokës Së Furçës

Philips sonicare 6500
859 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
442
Shqip
tuaja të larjes, sigurohuni të shikoni Deklaratën e privatësisë së "Sonicare", e
cila ofrohet gjatë procesit të konfigurimit të aplikacionit.
Funksionet e aplikacionit
Furça elektrike e dhëmbëve "Sonicare" është e pajisur me sensorë inteligjentë
për të të ofruar reagim rreth zakoneve të larjes së dhëmbëve, duke përfshirë:
- Seancat e përditshme të larjes së dhëmbëve
- Kohën e çdo seance larjeje
- Presionin e ushtruar gjatë larjes
- Këshilla të personalizuara dhe rekomandime ndërvepruese
- Rikujtuesin për ndërrimin e kokës së furçës (në bazë të përdorimit aktual)
Aplikacioni "Sonicare" mbledh të dhënat e ofruara nga sensorët inteligjentë
dhe monitoron zakonet tuaja të larjes së dhëmbëve me kalimin e kohës.
Hapat e parë
Vendosja e kokës së furçës
1
Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në një drejtim me pjesën e
përparme të dorezës.
2
Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa të mos shtyhet më
tutje.
Shënim: Është diçka normale të shikoni një hapësirë të vogël ndërmjet
kohës së furçës dhe dorezës.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të dhëmbëve "Sonicare", është
normale të ndjeni më shumë dridhje sesa kur përdorni një furçë joelektrike.

Table of Contents

Related product manuals