443
Shqip
Zakonisht, përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion. Ushtroni
vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua lajë dhëmbët. Për përvojën më të
mirë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për larjen e dhëmbëve.
Për t'ju ndihmuar të kaloni te furça e re elektrike e dhëmbëve "Sonicare",
përdorni një cilësim më të ulët gjatë 1-2 javëve të para dhe më pas kaloni në
një cilësim më të lartë.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
1
Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste dhëmbësh.
2
Vendosni fijet e furçës mbi dhëmbë në një kënd të vogël (45 gradë).
Shtyjini fort në mënyrë që fijet të arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose
pak nën vijën e mishrave të dhëmbëve.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në kontakt me dhëmbët.
3
Për të ndezur Philips Sonicare shtypni butonin e ndezjes/fikjes.