EasyManua.ls Logo

Philips sonicare 6500 - Page 444

Philips sonicare 6500
859 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
444
Shqip
4
Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të dhëmbëve me fijet e furçës.
Lajini dhëmbët me lëvizje të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e
furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit
të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë. Nuk rekomandohet t'i
fërkoni fort siç do të bënit me një furçë dhëmbësh manuale.
Shënim: Nëse ushtroni shumë presion, do të sinjalizoheni nga një ndryshim
në dridhjet e dorezës dhe një dritë sinjalizimi për larjen që pulson me
ngjyrë vjollcë.
5
Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë, anojeni
dorezën e furçës në drejtim gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale
njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb.
6
Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë, mund të vazhdoni edhe
për pak kohë duke larë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në
zonat ku shfaqen njolla. Gjithashtu, mund të lani edhe gjuhën, duke e
mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur ose të fikur, sipas dëshirës.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt për t'u përdorur në
aparate ortodontike (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në
aparate ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje, kurora, faseta) nëse
ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk janë dëmtuar.
BrushPacer
1
2
3
4
5
6
Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të gjithë gojën, ndajeni
këtë të fundit në 6 seksione duke përdorur funksionin "BrushPacer".
"BrushPacer" ndan kohën e larjes në 6 segmente të barabarta dhe tregon se
kur duhet të kaloni në zonën tjetër. Segmentet tregohen me një pauzë të

Table of Contents

Related product manuals