448
Shqip
Për të zgjedhur manualisht intensitetin e dëshiruar, shtypni butonin e
modalitetit/intensitetit kur furça është e ndezur për të kaluar tek opsionet në
cikël. Cilësimi i intensitetit mund të ndryshohet vetëm kur furça është e ndezur.
Teknologjia "BrushSync"
Teknologjia "BrushSync" mundëson që koka e furçës të komunikojë me
dorezën duke përdorur një mikroçip. Simboli në pjesën e poshtme të kokës
së furçës tregon se koka e furçës është e pajisur me këtë teknologji.
Teknologjia "BrushSync" mundëson:
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit "BrushSync"
"Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të furçës inteligjente, të
pajisura me teknologjinë "BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave
të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që është më e
përshtatshme për ju, shkoni te www.philips.com/toothbrush-heads për më
shumë informacion.
Funksionet
- Sinjalizimi i sensorit të presionit
- BrushPacer
- SmarTimer
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Sinjalizimi i sensorit të presionit
Furça juaj e dhëmbëve "Sonicare" mat presionin që ushtroni kur lani dhëmbët
për t'i mbrojtur mishrat dhe dhëmbët nga dëmtimi.