450
Shqip
*Mohimi i përgjegjësive
Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në studime klinike, ajo duhet
të përdoret në intensitet të lartë dhe me dorezën të karikuar plotësisht dhe
funksionin "EasyStart" të çaktivizuar.
Për të aktivizuar EasyStart (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»).
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë "BrushSync" që gjurmon
konsumimin e kokës së furçës suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave inteligjente "Philips
Sonicare" me teknologjinë "BrushSync".
1
Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë të parë, doreza e
njeh që keni një kokë furçe "Philips" nëpërmjet teknologjisë "BrushSync"
dhe fillon të gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2
Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni dhe të kohës totale të
përdorimit të kokës së furçës, doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës
për të përcaktuar kohën optimale për ndërrimin e kokës së furçës. Ky
funksion garanton pastrim dhe kujdes optimal për dhëmbët tuaj.
3
Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës ndizet në ngjyrë
portokalli, duhet të ndërroni kokën e furçës.
Shënim: Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me funksionin e rikujtesës
për ndërrimin e kokës së furçës të aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për
ndërrimit të kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të pajisura me një mikroçip, i
cili komunikon me dorezën dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe
intensitetin e rekomanduar. Shumica e kokave të furçës me teknologjinë
"BrushSync" do të çiftohen automatikisht me modalitetin "Clean". Kokat e
furçës me përfitime specifike çiftohen me modalitetin përkatës (kur
disponohet); disa shembuj janë:
- G3 Premium Gum Care: Modaliteti "Gum Health"
- "W3 Premium White" ose "W DiamondClean (NAM)" / "W OptimalClean
(ROW)": Modaliteti "White"