452
Shqip
Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 2 herë
në ngjyrë të gjelbër dhe dëgjoni 3 tone, nga i ulët në të lartë,
atëherë funksioni është aktivizuar.
OSE
Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 1 herë
në ngjyrë portokalli dhe dëgjoni 3 tone, nga i lartë në të ulët,
atëherë funksioni është çaktivizuar.
Karikimi dhe statusi i baterisë
Kjo furçë dhëmbësh "Philips Sonicare" është projektuar për të ofruar
mesatarisht 42 seanca larje dhëmbësh, ku secila prej tyre zgjat 2 minuta (21
ditë nëse përdoret dy herë në ditë) me një bateri të karikuar plotësisht.
Treguesi i baterisë tregon statusin e baterisë kur përfundoni seancën e larjes
2-minutëshe, kur vendosni furçën e dhëmbëve në pauzë ose kur ajo është
duke u karikuar.
Shënim: Mund të duhen deri në 24 orë që bateria të karikohet plotësisht
përpara përdorimit të parë, por ju mund ta përdorni furçën e dhëmbëve
"Philips Sonicare" përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht.
Shënim: Për karikimin e furçës suaj të dhëmbëve "Philips Sonicare" nga kutia
për udhëtim mund të duhen deri në 48 orë.
Karikimi
Karikimi në bazën e karikimit
1
Vendosni kabllon e karikimit USB në një ushqyes dhe futeni ushqyesin në
një prizë elektrike.
2
Vendosni dorezën në karikues.
3
Lidhni kabllon USB të bashkuar me njësinë e furnizimit me energji hyrëse 5
V DC.