456
Shqip
2
Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e kokës së
furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë. Shpëlajeni kapakun për
udhëtim sa herë të jetë e nevojshme dhe lëreni të thahet. Përdorni vetëm
një kokë të thatë të furçës.
Shënim: Kapaku i kokës së furçës përdoret për rastet kur jeni në lëvizje dhe nuk
është planifikuar për përdorim të vazhdueshëm.
Karikuesi
1
Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2
Fshijeni sipërfaqen e karikuesit me leckë të njomë.
3
Thajeni karikuesin me një pecetë të butë ose peshqir.
Kutia për udhëtim
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një pecetë të njomë për të pastruar
kutinë për udhëtim dhe lëreni të thahet.
Kutia e karikimit për udhëtim
1
Hiqeni kutinë e karikimit për udhëtim nga priza përpara se ta pastroni.
2
Përdorni një pecetë të njomë për të fshirë sipërfaqen e kutisë për udhëtim
dhe lëreni të thahet.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin, hiqeni atë nga priza,
pastrojeni dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së
drejtpërdrejtë të diellit.
Zëvendësimi
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips Sonicare"
çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe Philips Sonicare.
Gjetja e numrit të modelit
Shikoni në pjesën e poshtme të dorezës së furçës së dhëmbëve "Philips
Sonicare" për numrin e modelit (p.sh. HX740x).
Zgjidhja e problemeve (për pjesën tjetër të botës)
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me
pajisjen. Nëse mund ta zgjidhni problemin me informacionet më poshtë,
vizitoni www.philips.com/support dhe futni numrin e modelit tuaj për një
listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni me Qendrën e kujdesit ndaj
klientit në shtetin ku ndodheni.