EasyManua.ls Logo

Bosch CL6001iU W 26 E - Deklarata E Konformitetit; Informacion Për Freonin; Instalimi; Kërkesat Për Vendin E Instalimit

Bosch CL6001iU W 26 E
192 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Të dhëna për produktin
Climate 6000i – 6721838270 (2021/08)
160
2 Të dhëna për produktin
2.1 Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të
gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat
parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në
internet: www.bosch-climate.gr.
2.2 Pajisjet e lëvruara
Legjenda për figurën 1:
[1] Njësia e jashtme (mbushur me freon)
[2] Njësia e brendshme (mbushur me azot)
[3] Filtri i katalizatorit të ftohtë (i zi) dhe biofiltri (i gjelbër)
[4] Bërryl shkarkues me guarnicion (për njësinë e jashtme me
bazament apo suport muri)
[5] Telekomandë
[6] Telekomandë me kllapë, me vidë montimi
[7] Materiali i fiksimit (5 vida e 5 upa)
[8] Paketa e dokumentacionit të produktit
[9] Kabllo komunikimi 5-telëshe (aksesor opsional)
[10] 4 tako vibrimi për njësinë e jashtme
2.3 Përmasat dhe distancat minimale
2.3.1 Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme
Figurat 2 deri 4.
2.3.2 Linjat e freonit
Legjenda për figurën 5:
[1] Tubi i anës së gazit
[2] Tubi i anës së lëngut
[3] Bërryli në formë sifoni si ndarës vaji
Nëse njësia e jashtme vendoset më lart se e brendshmja, kaloni një hark
në formë sifoni në anën e gazit pas maksimumi 6 m dhe një bërryl tjetër
në formë sifoni çdo 6 m ( figura 5, [1]).
▶Ruani gjatësinë maksimale të tubit dhe diferencën maksimale të
lartësive mes njësisë së brendshme dhe të jashtme.
tab. 2 Gjatësia e tubit dhe diferenca maksimale e lartësive
tab. 3 Diametri i tubit në varësi të tipit të pajisjes
tab. 4 Diametri i tubit alternativ
tab. 5
2.4 Informacion për freonin
Kjo pajisje përmban gaze të fluorinuara të efektit serrë, si p.sh. freon.
Pajisja është e mbyllur hermetikisht. Informacioni për freonin sipas
rregullores së BE-së nr. 517/2014 për gazet e fluorinuara të efektit
serrë mund të gjendet në udhëzimet e përdorimit të pajisjes.
Shënim për instaluesin: Kur rimbushni me freon, plotësoni sasinë shtesë
të mbushjes dhe sasinë totale të freonit në tabelën e „informacionit të
freonit“ tek udhëzimet e përdorimit.
3Instalimi
3.1 Përpara instalimit
KUJDES
Rrezik lëndimi për shkak të skajeve të mprehta!
▶Mbani doreza mbrojtëse gjatë instalimit.
KUJDES
Rrezik djegieje!
Tubat bëhen shumë të nxehtë gjatë funksionimit.
Sigurohuni që tubat të ftohen përpara se t'i prekni.
Kontrolloni tërësinë e dorëzimit.
Kontrolloni nëse vrimat ka si fërshëllimë për shkak të presionit
negativ gjatë hapjes së tubave të njësisë së brendshme.
3.2 Kërkesat për vendin e instalimit
Ruani distancat minimale ( figurat 2- 3).
Njësia e brendshme
Mos e instaloni njësinë e brendshme në një ambient ku ka në punë
burime të hapura ndezjeje (p.sh. flakë të lira, pajisje gazi në punë apo
sistem ngrohjeje elektrike në punë).
Vendi i instalimit nuk duhet të jetë më lart se 2000 m mbi nivelin e
detit.
Mbajini hyrjen dhe daljen e ajrit pa pengesa, që ajri të mund të
qarkullojë lirshëm. Përndryshe mund të ketë rënie të rendimentit dhe
zhurmë më të lartë.
Mbajini televizorët, radiot dhe pajisjet e ngjashme të paktën 1 m larg
pajisjes dhe telekomandës.
▶Për instalimin e njësisë së brendshme, zgjidhni një mur që i
amortizon dridhjet.
Gjatësia maksimale e
tubit
1)
[m]
1) Ana e gazit ose e lëngut
Diferenca maksimale
e lartësive
2)
[m]
2) Matur nga skaji i poshtëm në skajin e poshtëm.
CL6001i 26 E 25 10
CL6001i 35 E 25 10
CL6001i 53 E 30 20
CL6001i 70 E 50 25
Diametri i tubit
Lloji i pajisjes Ana e lëngut [mm] Ana e gazit [mm]
CL6001i 26 E 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")
CL6001i 35 E 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")
CL6001i 53 E 6,35 (1/4") 12,7 (1/2")
CL6001i 70 E 9,53 (3/8") 15,9 (5/8")
Diametri i tubit [mm] Diametri i tubit alternativ [mm]
6,35 (1/4") 6
9,53 (3/8") 10
12,7 (1/2") 12
15,9 (5/8") 16
Specifikimi i tubave
Gjatësia min. e tubit 3 m
Freon shtesë me gjatësi tubi mbi
5 m (ana e lëngut)
Në Ø 6,35 mm (1/4"): 12 g/m
Në Ø 9,53 mm (3/8"): 24 g/m
Trashësia e tubit 0,8 mm
Trashësia e termoizolimit ≥6mm
Materiali i termoizolimit Shkumë polietileni

Table of Contents

Related product manuals