EasyManua.ls Logo

Bosch CL6001iU W 26 E - Lidhini Linjat E Freonit Në Njësitë E Brendshme Dhe Të Jashtme; Lidhja E Tubacionit; Montimi I Njësisë Së Brendshme; Montimi I Njësisë Së Jashtme

Bosch CL6001iU W 26 E
192 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi
161
Climate 6000i – 6721838270 (2021/08)
Kini parasysh hapësirën minimale.
tab. 6 Hapësira minimale
Në lartësi më të vogla instalimi, sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë
përkatësisht më e madhe.
Njësia e jashtme
Mos e ekspozoni njësinë e jashtme ndaj avujve të vajit të motorit,
avujve të llixhave, gazit sulfurik etj.
Mos e instaloni njësinë e jashtme drejtpërdrejt në ujë as mos e
ekspozoni ndaj erës detare.
▶Njësia e jashtme duhet të jetë gjithnjë pa dëborë.
▶Nuk duhet të ndërhyjë ajri i shkarkuar apo zhurma e funksionimit.
▶Ajri duhet të qarkullojë mirë përreth njësisë, por pajisja nuk duhet të
ekspozohet ndaj erërave të forta.
Kondensati i krijuar gjatë funksionimit duhet të
lihet të rrjedhë
lirshëm. Nëse është nevoja, instaloni një zorrë kullimi. Në rajonet e
ftohta nuk rekomandohet të instaloni zorrë kullimi pasi mund të ngrijë
Vendoseni njësinë e jashtme në një bazë të qëndrueshme.
3.3 Montimi i pajisjes
KËSHILLË
Mund të ndodhë dëmtim i materialit për shkak të montimit të
pasaktë!
Montimi i pasaktë mund të sjellë rënien e pajisjes nga muri.
Montojeni pajisjen vetëm në një mur të fiksuar e të rrafshët. Muri
duhet të ketë mundësinë të mbajë peshën e pajisjes.
▶Përdorni vida e upa të përshtatshme për tipin e murit dhe peshën e
pajisjes.
3.3.1 Montimi i njësisë së brendshme
Hapeni kartonin nga lart dhe nxirrni njësinë e brendshme
( figura 6).
Vendoseni njësinë e brendshme me kallëpet e paketimit përpara
( figura 7).
Vidhosni e hiqni pllakën e montimit mbrapa njësisë së brendshme.
▶Përcaktoni vendin e instalimit duke pasur parasysh distancat
minimale ( figura 2).
Fiksojeni pllakën e montimit me një vidë e upë lart, në mes të murit
dhe drejtojeni horizontalisht ( figura 8).
Fiksojeni pllakën e montimit me katër vida e upa të tjera në mënyrë që
të qëndrojë rrafsh me murin.
Shponi murin për kalimin e tubave (pozicioni i rekomanduar në i
shpimit në mur është pas njësisë së brendshme figura 9).
▶Nëse është
nevoja ndërroni pozicionin e kullimit të kondensatit
( figura 10).
Në shumicën e rasteve, rakordet e tubave në njësinë e brendshme
ndodhen mbrapa njësisë së brendshme. Ne rekomandojmë shtrirjen e
tubave përpara varjes së njësisë së brendshme.
Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.
▶Nëse është nevoja, përkuleni tubacionin në drejtimin e dëshiruar dhe
hapni një vrimë në anë të njësisë së brendshme ( figura 12).
Kalojeni tubacionin përmes murit dhe montojeni njësinë e
brendshme në pllakën e montimit ( figura 13).
Palosni kapakun e sipërm dhe hiqni një nga dy bokullat e filtrave
( figura 14).
Futeni filtrin e dhënë në bokullën e filtrit dhe rimontojeni bokullën.
Nëse njësia e jashtme duhet hequr nga pllaka e montimit:
▶Tërhiqni pjesën e poshtme të panelit në zonën e dy të futurave dhe
tërhiqni njësinë e brendshme përpara ( figura 15).
3.3.2 Montimi i njësisë së jashtme
Vendoseni kartonin në kë
mbë.
Prisni e hiqni ngjitëset e paketimit.
Hiqeni kartonin nga lart dhe hiqni paketimin.
▶Në varësi të tipit të instalimit, përgatisni dhe montoni mbajtësen ose
suportin e murit.
Kapni ose varni njësinë e jashtme duke përdorur takot e dhëna të
vibrimit për këmbët.
Kur instalohet me mbajtëse apo suport muri, vendoseni me
guarnicion bërrylin e dhënë të kullimit ( figura 16).
Hiqni kapakun për lidhjet e tubave ( figura 17).
Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.
Rimontoni kapakun për lidhjet e tubave.
3.4 Lidhja e tubacionit
3.4.1 Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të
jashtme
KUJDES
Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë
Lidhjet e pasakta të tubave mund të shkaktojnë rrjedhjen e freonit.
Lidhjet e ripërdorshme mekanike dhe lidhjet me flanxha nuk lejohen
brenda.
▶Shtrëngojini lidhjet me flanxhë vetëm një herë.
Rikrijojini gjithnjë lidhjet me flanxhë pas lirimit.
Tubat e bakrit ofrohen në madhësi metrike dhe me inçë, por filetimi i
dadove të flanxhave është njëlloj. Rakordet e flanxhave në njësitë e
brendshme dhe të jashtme janë krijuar për përmasa në inçë.
▶Kur përdorni tuba bakri metrikë, ndërrojini dadot e flanxhave me ato
për diametrin e përshtatshëm ( tabela 7).
▶Përcaktoni diametrin dhe gjatësinë e tubit ( faqja 160).
Priteni tubin me prerëse tubash ( figura 11).
Hiqini buzët tubave nga brenda dhe hiqni pullat.
Vendosni dadon në tub.
Zgjerojeni tubin me gotë me bordurë në përmasën nga tabela 7.
Dadoja duhet rrëshqasë lehtësisht në buzë por jo përtej saj.
Lidheni tubin dhe shtrëngojeni vidën me forcë rrotullimi sipas
tabelës7.
▶Përsëritni hapat e mësipërm për tubin e dytë.
KËSHILLË
Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes
linjave të freonit
Izolojini linjat e freonit veçmas njëra-tjetrës.
Vendosni e fiksoni izolimin e tubave.
Lloji i pajisjes Lartësia e instalimit
[m]
Hapësia minimale
[m
2
]
CL6001iU W 26 E
CL6001iU W 35 E
CL6001iU W 53 E
≥1,8 ≥4
CL6001iU W 70 E 1,8 6

Table of Contents

Related product manuals