EasyManua.ls Logo

Philips AC3420/10 - Page 489

Philips AC3420/10
829 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip
489
Shqip
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe
ruajeni për referencë në të ardhmen.
Për rendiment optimal, rekomandojmë që firmueri i pastruesit të përditësohet
në versionin e fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Air+.
Paralajmërim
-
Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje
përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga
një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
-
Mos e përdorni pajisjen nëse përshtatësi, kordoni elektrik ose vetë pajisja
është e dëmtuar.
-
Për t'u përdorur vetëm së bashku me adaptorin e dhënë me pajisjen.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të
mbikëqyrur.
-
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte
mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
-
Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet
vrimës së daljes së ajrit.
-
Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n/ax në 2,4 GHz me
kapacitet dalës maksimal prej 64 mW EIRP.
-
Bluetooth versioni 5.2 (LE) në frekuencë 2,4 GHz me kapacitet RF më pak se
10 mW EIRP.
-
Rekomandojmë personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake
ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si
maska dhe doreza.
Kujdes
-
Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë
me korrent apo përdorimin e aspiratorit apo të ventilatorit gjatë gatimit.
-
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të
qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
-
Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm
hapësirë të lirë mbi pajisje.
-
Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje.
-
Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
-
Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar
kondensimin e tubave brenda në pajisje.
-
Mos mbushni ujë nga sipër pajisjes.

Table of Contents

Related product manuals