EasyManua.ls Logo

Philips AC3420/10 - Page 490

Philips AC3420/10
829 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
490
Shqip
-
Sigurohuni që filtri i pastrimit të ajrit dhe filtri i lagështimit të jenë instaluar
saktë përpara se të ndizni pajisjen.
-
Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë
pajisje. Mos përdorni filtra të tjerë.
-
Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose
mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për
ndonjë qëllim të ngjashëm.
-
Bëni kujdes pasi nivelet e lagështisë mund të nxisin rritjet e organizmave
biologjike në ambient.
-
Mos lejoni që zona përreth pajisjes të bëhet e njomë apo e lagur. Nëse ka
lagështirë, ulni daljen e pajisjes. Nëse fuqia e pajisjes nuk mund të ulet,
përdoreni pajisjen me ndërprerje. Mos lejoni që materialet thithëse, si p.sh.
qilimat, perdet, mbulesat e tryezave, të marrin lagështirë.
-
Mos lini kurrë ujë në depozitë kur pajisja nuk përdoret.
-
Zbrazeni dhe pastrojeni pajisjen përpara se ta vendosni diku për ruajtje.
Pastrojeni pajisjen përpara përdorimit të radhës.
-
Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së
ajrit) me objekte të forta.
-
Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit,
për të parandaluar lëndimin ose problemet në funksionimin e pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose
mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
-
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose
oxhakëve të zjarrit.
-
Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni
pajisjen, që ta mbushni me ujë, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni
mirëmbajtje.
-
Kur pajisja nuk përdoret për një kohë të gjatë, brenda në filtrin e lagështimit
mund të rriten baktere dhe myk. Kontrolloni filtrin përpara se të filloni të
përdorni përsëri pajisjen. Ndërrojeni filtrin e lagështimit nëse është shumë i
ndotur me njolla të zeza.
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune
normale.
-
Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështirë a temperatura të larta, si
për shembull banja apo dhoma me ndryshime të mëdha temperature.
-
Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk
mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e
djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
-
Mbusheni depozitën e ujit vetëm me ujë të ftohtë rubineti. Mos përdorni ujë
burimi ose ujë të nxehtë.
-
Mos përdorni asnjë substancë tjetër veç ujit në depozitën e ujit. Mos hidhni
në ujë aroma apo substanca kimike.
-
Mos e lani filtrin e lagështimit në lavatriçe apo në enëlarëse, përndryshe
mund të deformohet.
-
Nëse nuk e përdorni pajisjen për kohë të gjatë, pastroni depozitën e ujit dhe
filtrin e lagështimit, më pas thani filtrin e lagështimit.
-
Nëse keni nevojë ta lëvizni pajisjen, hiqeni fillimisht nga priza.
-
Sigurohuni që ta fikni menjëherë energjinë dhe të hiqni depozitën e ujit në
rast derdhjeje. Kur pastroni pajisjen, mos e shtrini dhe mbajini të thata prizat
elektrike pranë.

Table of Contents

Related product manuals