EasyManua.ls Logo

Philips HomeRun Aqua 7000 Series - Shkarkimi i aplikacionit, regjistrimi dhe lidhja me Wi-Fi; Përmbajtja e aplikacionit

Philips HomeRun Aqua 7000 Series
1048 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
642
Shqip
Nëse bateria është e shkarkuar, fshesa robotike nuk do të kthehet në pozicionin
e duhur. Në këtë rast, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1 Kthejeni fshesën robotike në pozicionin e duhur dhe vendosni në tokë
përpara stacionit.
2 Drejtoni rrotullat me shinat në stacion (për modelin XU7100) ose drejtoni
pikat e kontaktit të karikimit të fshesës robotike me terminalet e stacionit (për
modelin XU7000).
3 Shtyjeni fshesën robotike dhe lini rrotullat të hyjnë në shinë (për modelin
XU7100) ose vendosni fshesën robotike me pikat e kontaktit të karikimit në
terminalet e stacionit (për modelin XU7000).
Modeli XU7100 Modeli XU7000
-
1
2
-
1
2
Shënim: Sigurohuni që fshesa robotike të jetë në pozicionin e duhur dhe të
fillojë të karikohet. Dritat në dy butonat e fshesës robotike pulsojnë ngadalë.
Nëse bateria është e shkarkuar, mund të duhet pak kohë derisa fshesa
robotike të tregojë se është duke u karikuar.
4 Prisni derisa fshesa robotike të karikohet plotësisht.
Shënim: Sigurohuni që fshesa robotike të jetë e karikuar plotësisht përpara
se ta përdorni për herë të parë.
Shënim: Kur fshesa robotike është duke u karikuar, dritat në dy butonat e
fshesës robotike do të pulsojnë ngadalë.
Shënim: Vetëm për modelin XU7100, do të ndizet edhe drita e bardhë në
stacion për të treguar se fshesa robotike po karikohet.
Shënim: Vetëm për modelin XU7100, pasi bateria të jetë karikuar plotësisht,
drita e bardhë në stacion do të ndizet vazhdimisht, çka do të thotë se fshesa
robotike tashmë është në modalitet gatishmërie.
Shkarkimi i aplikacionit, regjistrimi dhe lidhja me Wi-Fi
Përmbajtja e aplikacionit
Ju mund ta drejtoni fshesën robotike me anë të aplikacionit të fshesës robotike
Philips HomeRun. Aplikacioni ju mundëson ta menaxhoni fshesën robotike dhe
ofron ndihmë dhe mbështetje:
1 Video rreth mënyrës së përdorimit.
2 Manuali i plotë i përdorimit.
3 Pyetjet më të shpeshta.
4 Kontaktoni kujdesin ndaj klientit.
5 Krijoni një hartë të shtëpisë tuaj.

Table of Contents

Other manuals for Philips HomeRun Aqua 7000 Series

Related product manuals