EasyManua.ls Logo

Bosch CL3000iU W 26 E - Informacion Për Freonin; Instalimi; Kërkesat Për Vendin E Instalimit; Montimi I Njësisë Së Brendshme

Bosch CL3000iU W 26 E
248 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi
205
Climate 3000i – 6721823680 (2023/03)
tab. 268 Diametri i tubit në varësi të tipit të pajisjes
tab. 269 Diametri i tubit alternativ
tab. 270
2.4 Informacion për freonin
Kjo pajisje përmban gaze të fluorinuara të efektit serrë, si p.sh. freon.
Pajisja është e mbyllur hermetikisht. Informacioni për freonin sipas
rregullores së BE-së nr. 517/2014 për gazet e fluorinuara të efektit
serrë mund të gjendet në udhëzimet e përdorimit të pajisjes.
Shënim për instaluesin: Kur rimbushni me freon, plotësoni sasinë shtesë
të mbushjes dhe sasinë totale të freonit në tabelën e „informacionit të
freonit“ tek udhëzimet e përdorimit.
3Instalimi
3.1 Përpara instalimit
KUJDES
Rrezik lëndimi për shkak të skajeve të mprehta!
Mbani doreza mbrojtëse gjatë instalimit.
KUJDES
Rrezik djegieje!
Tubat bëhen shumë të nxehtë gjatë funksionimit.
Sigurohuni që tubat të ftohen përpara se t'i prekni.
Kontrolloni tërësinë e dorëzimit.
Kontrolloni nëse vrimat ka si fërshëllimë për shkak të presionit
negativ gjatë hapjes së tubave të njësisë së brendshme.
3.2 Kërkesat për vendin e instalimit
Ruani distancat minimale ( figurat 2- 4).
Njësia e brendshme
Mos e instaloni njësinë e brendshme në një ambient ku ka në punë
burime të hapura ndezjeje (p.sh. flakë të lira, pajisje gazi në punë apo
sistem ngrohjeje elektrike në punë).
Vendi i instalimit nuk duhet të jetë më lart se 2000 m mbi nivelin e
detit.
Mbajini hyrjen dhe daljen e ajrit pa pengesa, që ajri të mund të
qarkullojë lirshëm. Përndryshe mund të ketë rënie të rendimentit dhe
zhurmë më të lartë.
Mbajini televizorët, radiot dhe pajisjet e ngjashme të paktën 1 m larg
pajisjes dhe telekomandës.
▶Për instalimin e njësisë së brendshme, zgjidhni një mur që i
amortizon dridhjet.
Kini parasysh hapësirën minimale.
tab. 271 Hapësira minimale
Në lartësi më të vogla instalimi, sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë
përkatësisht më e madhe.
Njësia e jashtme
Mos e ekspozoni njësinë e jashtme ndaj avujve të vajit të motorit,
avujve të llixhave, gazit sulfurik etj.
Mos e instaloni njësinë e jashtme drejtpërdrejt në ujë as mos e
ekspozoni ndaj erës detare.
▶Njësia e jashtme duhet të jetë gjithnjë pa dëborë.
▶Nuk duhet të ndërhyjë ajri i shkarkuar apo zhurma e funksionimit.
▶Ajri duhet të qarkullojë mirë përreth njësisë, por pajisja nuk duhet të
ekspozohet ndaj erërave të forta.
Kondensati i krijuar gjatë funksionimit duhet të lihet të rrjedhë
lirshëm. Nëse është nevoja, instaloni një zorrë kullimi. Në rajonet e
ftohta nuk rekomandohet të instaloni zorrë kullimi pasi mund të ngrijë
▶Vendoseni njësinë e jashtme në një bazë të qëndrueshme.
3.3 Montimi i pajisjes
KËSHILLË
Mund të ndodhë dëmtim i materialit për shkak të montimit të
pasaktë!
Montimi i pasaktë mund të sjellë rënien e pajisjes nga muri.
Montojeni pajisjen vetëm në një mur të fiksuar e të rrafshët. Muri
duhet të ketë mundësinë të mbajë peshën e pajisjes.
▶Përdorni vida e upa të përshtatshme për tipin e murit dhe peshën e
pajisjes.
3.3.1 Montimi i njësisë së brendshme
Hapeni kartonin nga lart dhe nxirrni njësinë e brendshme ( figura
6).
▶Vendoseni njësinë e brendshme me kallëpet e paketimit përpara
( figura 7).
Vidhosni e hiqni pllakën e montimit mbrapa njësisë së brendshme.
▶Përcaktoni vendin e instalimit duke pasur parasysh distancat
minimale ( figura 2).
Fiksojeni pllakën e montimit me një vidë e upë lart, në mes të murit
dhe drejtojeni horizontalisht ( figura 8).
Diametri i tubit
Lloji i pajisjes Ana e lëngut [mm] Ana e gazit [mm]
CL3000i 26 E 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")
CL3000i 35 E 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")
CL3000i 53 E 6,35 (1/4") 12,7 (1/2")
CL3000i 70 E 9,53 (3/8") 15,9 (5/8")
Diametri i tubit [mm] Diametri i tubit alternativ [mm]
6,35 (1/4") 6
9,53 (3/8") 10
12,7 (1/2") 12
15,9 (5/8") 16
Specifikimi i tubave
Gjatësia min. e tubit 3 m
Gjatësia standarde e tubit 5 m
Freon shtesë me gjatësi tubi mbi 5 m (ana
e lëngut)
Në Ø 6,35 mm (1/4"):
12 g/m
Në Ø 9,53 mm (3/8"):
24 g/m
Trashësia e tubit në diametër 6,35 mm
deri 12,7 mm
≥0,8mm
Trashësia e tubit në diametër 15,9 mm 1,0 mm
Trashësia e termoizolimit ≥6mm
Materiali i termoizolimit Shkumë polietileni
Lloji i pajisjes Lartësia e instalimit
[m]
Hapësia minimale
[m
2
]
CL3000iU W 26 E
CL3000iU W 35 E
CL3000iU W 53 E
≥1,8 ≥4
CL3000iU W 70 E 1,8 6

Table of Contents

Related product manuals