EasyManua.ls Logo

Bosch CL3000iU W 26 E - Këshilla Të Përgjithshme; Lidhja E Njësisë Së Brendshme; Lidhja E Njësisë Së Jashtme; Lidhja Elektrike

Bosch CL3000iU W 26 E
248 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Vënia në punë
207
Climate 3000i – 6721823680 (2023/03)
Kontrolloni me manometër [4] nëse rrjedhja është e lirshme.
▶Hapni valvulën e poshtme [2] (ana e gazit).
Freoni shpërndahen nëpër sistem.
▶Së fundi kontrolloni kushtet e presionit.
Zhvidhosni hapësin Schrader [6] dhe mbyllni valvulën Schrader [1].
Hiqni pompën e vakuumit, manometrin dhe hapësin Schrader.
Rivendosni kapakët në valvula.
Rivendosni kapakun për lidhjet e tubave në njësinë e jashtme.
3.5 Lidhja elektrike
3.5.1 Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
Prerja e saktë tërthore dhe automati duhen përcaktuar nga një
elektricist i miratuar. Për këtë është thelbësor konsumi maksimal i
korrentit nga të dhënat teknike ( shih kapitullin 7, faqja 210).
Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
Lidhini mirë kabllot me lidhëse të përshtatshme kabllosh (përmbajtja
e dërgesës) me kllapat ekzistuese të montimit/hyrjet e kabllove.
▶Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjë
n elektrike të pajisjes.
▶Mos ngatërroni fazën dhe NULIN. Përndryshe mund të shkaktoni
avari.
▶Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
3.5.2 Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme është e lidhur me të jashtmen përmes një kablloje
tipi H07RN-F 5-telëshe. Prerja tërthore e përçuesit të kabllos së
komunikimit duhet të jetë së paku 1,5 mm
2
.
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së
brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për të lidhur kabllon e komunikimit:
Palosni kapakun e sipërm ( figura 19).
Hiqni vidën dhe hiqni kapakun nga pulti.
Hiqni vidën dhe hiqni kapakun [1] e klemave të lidhjes ( figura
20).
▶Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos [3] nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
Sigurojeni kabllon në kapëse [2] dhe lidheni me klemat W, 1(L),
2(N), S dhe .
Vini re caktimin e telave në klema.
Rivendosni kapakët.
Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
3.5.3 Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo elektrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (5 tela) lidhen me
njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të
majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën
elektrike përmes një sigurese ( tabela 273).
tab. 273
Hiqni vidën dhe kapakun e lidhjes elektrike ( figura 21).
Siguroni kabllon e komunikimit me kapëse dhe me lidheni te klemat
W, 1(L), 2(N), S dhe (caktimi i telave në klema sipas njësisë së
brendshme) ( figura 22).
Sigurojeni kabllon elektrike në kapëse dhe lidheni me klemat L, N dhe
.
Rivendosni kapakun.
4 Vënia në punë
4.1 Lista e kontrollit për vënien në punë
tab. 274
4.2 Prova funksionale
Pas instalimin me provën e rrjedhjes dhe lidhjen elektrike, sistemi mund
të testohet:
Vendosni ushqimin elektrik.
Ndizni njësinë e brendshme me telekomandë.
Shtypni butonin Mode për të rregulluar modalitetin e ftohjes (').
Shtypni butonin e shigjetës (/) derisa të caktohet temperatura më e
ulët.
Provoni funksionin e ftohjes për 5 minuta.
Shtypni butonin Mode për të rregulluar funksionin e ngrohjes (%).
Njësia e jashtme Mbrojtja e
rrjetit
Prerja tërthore e përçuesit
Kablloja
elektrike
Kablloja e
komunikimit
CL3000i 26 E 13 A 1,5 mm
2
≥1,5mm
2
CL3000i 35 E 13 A 1,5 mm
2
≥1,5mm
2
CL3000i 53 E 16 A 1,5 mm
2
≥1,5mm
2
CL3000i 70 E 25 A 2,5 mm
2
≥2,5mm
2
1Njësia e jashtme dhe e brendshme janë montuar në
rregull.
2Tubat janë
•lidhur në rregull,
•termoizoluar në rregull,
kontrolluar për shtrëngimin.
3 Është vendosur dhe provuar kullimi i duhur i
kondensatit.
4 Lidhja elektrike është kryer në rregull.
Ushqimi elektrik është në diapazonin normal
•Pëuesi mbrojtës është lidhur në rregull
Kablloja e lidhjes është fiksuar në rripin e
klemave
5Të gjithë kapakët janë të vendosur dhe në vendin e
vet.
6 Fleta e ajrit e njësisë së brendshme është montuar
saktë dhe është aktivizuar aktuatori.

Table of Contents

Related product manuals