EasyManua.ls Logo

Bosch CL3000iU W 26 E - Kontrolli I Shtrëngimit Dhe Mbushja E Sistemit; Lidhini Linjat E Freonit Në Njësitë E Brendshme Dhe Të Jashtme; Lidhja E Tubacionit; Lidhni Kulluesin E Kondensatit Në Njësinë E Brendshme

Bosch CL3000iU W 26 E
248 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi
Climate 3000i – 6721823680 (2023/03)
206
Fiksojeni pllakën e montimit me katër vida e upa të tjera në mënyrë që
të qëndrojë rrafsh me murin.
Shponi murin për kalimin e tubave (pozicioni i rekomanduar në i
shpimit në mur është pas njësisë së brendshme figura 9).
▶Nëse është nevoja ndërroni pozicionin e kullimit të kondensatit
( figura 10).
Në shumicën e rasteve, rakordet e tubave në njësinë e brendshme
ndodhen mbrapa njësisë së brendshme. Ne rekomandojmë shtrirjen e
tubave përpara varjes së njësisë së brendshme.
Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.1.
▶Nëse është nevoja, përkuleni tubacionin në drejtimin e dëshiruar dhe
hapni një vrimë në anë të njësisë së brendshme ( figura 12).
▶Kalojeni tubacionin përmes murit dhe montojeni njësinë e
brendshme në pllakën e montimit ( figura 13).
▶Palosni kapakun e sipërm dhe hiqni një nga dy bokullat e filtrave
( figura 14).
Futeni filtrin e dhënë në bokullën e filtrit dhe rimontojeni bokullën.
Nëse njësia e jashtme duhet hequr nga pllaka e montimit:
▶Tërhiqni pjesën e poshtme të panelit në zonën e dy të futurave dhe
tërhiqni njësinë e brendshme përpara ( figura 15).
3.3.2 Montimi i njësisë së jashtme
Vendoseni kartonin në këmb
ë.
Prisni e hiqni ngjitëset e paketimit.
Hiqeni kartonin nga lart dhe hiqni paketimin.
▶Në varësi të tipit të instalimit, përgatisni dhe montoni mbajtësen ose
suportin e murit.
Kapni ose varni njësinë e jashtme duke përdorur takot e dhëna të
vibrimit për këmbët.
Kur instalohet me mbajtëse apo suport muri, vendoseni me
guarnicion bërrylin e dhënë të kullimit ( figura 16).
Hiqni kapakun për lidhjet e tubave ( figura 17).
Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.1.
Rimontoni kapakun për lidhjet e tubave.
3.4 Lidhja e tubacionit
3.4.1 Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të
jashtme
KUJDES
Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë
Lidhjet e pasakta të tubave mund të shkaktojnë rrjedhjen e freonit.
Lidhjet e ripërdorshme mekanike dhe lidhjet me flanxha nuk lejohen
brenda.
▶Shtrëngojini lidhjet me flanxhë vetëm një herë.
Rikrijojini gjithnjë lidhjet me flanxhë pas lirimit.
Tubat e bakrit ofrohen në madhësi metrike dhe me inçë, por filetimi i
dadove të flanxhave është njëlloj. Rakordet e flanxhave në njësitë e
brendshme dhe të jashtme janë krijuar për përmasa në inçë.
▶Kur përdorni tuba bakri metrikë, ndërrojini dadot e flanxhave me ato
për diametrin e përshtatshëm ( tabela 272).
▶Përcaktoni diametrin dhe gjatësinë e tubit ( faqja 204).
Priteni tubin me prerëse tubash ( figura 11).
Hiqini buzët tubave nga brenda dhe hiqni pullat.
Vendosni dadon në tub.
Zgjerojeni tubin me gotë me bordurë në përmasën nga tabela 272.
Dadoja duhet rrëshqasë lehtësisht në buzë por jo përtej saj.
Lidheni tubin dhe shtrëngojeni vidën me forcë rrotullimi sipas tabelës
272.
▶Përsëritni hapat e mësipërm për tubin e dytë.
KËSHILLË
Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes
linjave të freonit
Izolojini linjat e freonit veçmas njëra-tjetrës.
Vendosni e fiksoni izolimin e tubave.
tab. 272 Karakteristikat e lidhjeve të tubave
3.4.2 Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme
Kolektori i kondensatit i njësisë së brendshme është i pajisur me dy
lidhje. Nga fabrika vijnë të montuara një zorrë kondensati dhe një tapë,
këto mund të ndërrohen ( figura 10).
▶Vendosni zorrën e kondensatit me pjerrësi.
3.4.3 Kontrolli i shtrëngimit dhe mbushja e sistemit
Kontrolli i shtrëngimit
Respektoni rregulloret shtetërore dhe vendore për testimin e rrjedhjes.
Hiqni kapakët e tri valvulave ( figura 18, [1], [2] dhe [3]).
Lidhni hapësin Schrader [6] dhe manometrin [4] te valvula
Schrader [1].
Vidhosni hapësin Schrader dhe hapni valvulën Schrader [1].
Mbajini valvulat [2] dhe [3] të mbyllura dhe mbusheni sistemin me
azot derisa presioni 10 % të jetë mbi presionin maksimal të punës (
faqja 210).
Kontrolloni nëse presioni rri i pandryshuar pas 10 minutash.
Çlironi azotin derisa të arrihet presioni maksimal i punës.
Kontrolloni nëse presioni nuk ndryshon edhe pas së paku 1 ore.
Çlironi azotin.
Mbushja e impiantit
KËSHILLË
Avari për shkak freoni të gabuar
Njësia e jashtme është e mbushur me freon R32 nga fabrika.
▶Nëse duhet shtuar freon, mbusheni vetëm me të njëjtin freon. Mos
përzieni tipa të ndryshëm freoni.
Zbrazeni dhe thajeni sistemin me një pompë me vakuum (
Figura 18, [5]) derisa të arrihet afor −1 bar (ose afro 500 Micron).
▶Hapni valvulën e sipërme [3] (ana e lëngut).
Diametri i jashtëm i tubit
Ø[mm]
Forca e rrotullimit [Nm] Diametri i vrimës me
bordurë (A) [mm]
Skaji me bordurë i tubit Dado e filetuar e
paramontuar me bordurë
6,35 (1/4") 18-20 8,4-8,7 3/8"
9,53 (3/8") 32-39 13,2-13,5 3/8"
12,7 (1/2") 49-59 16,2-16,5 5/8"
15,9 (5/8") 57-71 19,2-19,7 3/4"
R0.4~0.8
A
45°± 2
90°± 4

Table of Contents

Related product manuals