Zgjidhja e problemeve
Climate 3000i – 6721823680 (2023/03)
208
▶ Shtypni butonin e shigjetës (.) derisa të caktohet temperatura më e
lartë.
▶ Provoni funksionin e ngrohjes për 5 minuta.
▶Siguroni lirinë e lëvizjes së fletës së ajrit.
Në temperaturë ambienti nën 17 °C ndizeni manualisht funksionin e
ftohjes. Ky veprim manual synohet vetëm për provë dhe emergjenca.
▶Përdorni gjithnjë telekomandën.
Për ta aktivizuar manualisht funksionin e ftohjes:
▶ Fikni njësinë e brendshme.
▶Duke përdorur një objekt të hollë shtypni dy herë butonin për
funksionin manual të ftohjes ( figura 23).
▶ Shtypni butonin Mode të telekomandës për të dalë nga modaliteti i
ftohjes së caktuar manualisht.
Funksionimi manual nuk është e mundur në një sistem me kondicioner
Multisplit.
4.3 Dorëzimi te përdoruesi
▶ Kur konfigurohet sistemi, kalojani udhëzimet e instalimit klientit.
▶ Shpjegojini klientit si ta vërë në punë sistemin duke përdorur
manualin e përdorimit.
▶ Rekomandojini klientit ta lexojë me kujdes manualin e përdorimit.
5 Zgjidhja e problemeve
5.1 Gabimet me tregues
Nëse ndodh ndonjë defekt gjatë funksionimit, në ekran shfaqet një kod
defekti (p.sh. EH 02).
Nëse ndodh një defekt për më shumë se 10 minuta:
▶Ndërprisni korrentin për pak dhe ndizeni sërish njësinë e brendshme.
Kur një defekt nuk mund të mënjanohet:
▶ Telefonojini shërbimit të klientit dhe jepini kodin e defektit dhe të
dhënat pajisjes.
tab. 275
Shënim: Konflikti i modalitetit të punës ndodh në njësi në modalitetin e
ftohjes/tharjes së llaçit/ventilatorit sapo një njësi tjetër e sistemit kalon
në modalitetin e ngrohjes (modaliteti i ngrohjes ka përparësi në sistem).
Kodi i defektit Shkaku i mundshëm
EC 07 Shpejtësia e ventilatorit të njësisë së jashtme është jashtë diapazonit normal
EC 51 Gabim parametri në EEPROM e njësisë së jashtme
EC 52 Gabim i sensorit të temperaturës në T3 (bobina e kondensatorit)
EC 53 Gabim i sensorit të temperaturës në T4 (temperatura e jashtme)
EC 54 Gabim i sensorit të temperaturës në TP (linja e fryrjes së kompresorit)
EC 56 Gabim i sensorit të temperaturës në T2B (dalja e bobinës së avulluesit; vetëm kondicioneri Multisplit)
EH 0A
EH 00
Gabim parametri në EEPROM e njësisë së brendshme
EH 0b Gabim komunikimi midis qarkut kryesor të njësisë së brendshme dhe ekranit
EH 02 Gabim me diktimin e sinjalit kalimit nul
EH 03 Shpejtësia e ventilatorit të njësisë së brendshme jashtë diapazonit normal
EH 60 Gabim i sensorit të temperaturës në T1 (temperatura e ambientit)
EH 61 Gabim i sensorit të temperaturës në T2 (mesi i bobinës së avulluesit)
EL 0C
1)
1) Zbulimi i rrjedhjes jo aktiv në sistem me kondicioner Multisplit.
Nuk ka freon të mjaftueshëm apo ka rrjedhje freoni, apo gabim i sensorit të temperaturës në T2
EL 01 Gabim në komunikim midis njësisë së brendshme dhe të jashtme
PC 00 Gabim në modulin IPM ose në mbrojtjen e mbirrymës IGBT
PC 01 Mbrojtja e mbitensionit ose e nëntensionit
PC 02 Mbrojtja e temperaturës në kompresor apo mbrojtja nga mbinxehja në modulin IPM ose mbrotje nga mbipresioni
PC 03 Mbrojtje nga nënpresioni
PC 04 Gabim në modulin e kompresorit të inverterit
PC 08 Mbrojtje ndaj mbingarkesës elektrike
PC 40 Gabim në komunikim midis qarkut kryesor të njësisë së jashtme dhe qarkut kryesor të motorit të kompresorit
−− Konflikt i modalitetit të punës të njësive të brendshme; modaliteti i punës së njësive të jashtme dhe të brendshme duhet të
përputhet.
Rast i posaçëm Shkaku i mundshëm
-- Konflikt i modalitetit të punës të njësive të brendshme; modaliteti i punës së njësive të jashtme dhe të brendshme duhet të
përputhet.
1)
1) Konflikt i modalitetit të punës në njësinë e brendshme. Ky defekt mund të ndodhë në sistemet Multisplit kur njësi të ndryshme punojnë në modalitete të ndryshme. Për ta
korrigjuar këtë, rregullojeni përkatësisht modalitetin e punës.