361
Shqip
-
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të
qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
-
Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm
hapësirë të lirë mbi pajisje.
-
Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
-
Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar
kondensimin e tubave brenda në pajisje.
-
Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë
pajisje. Mos përdorni asnjë filtër tjetër.
-
Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose
mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për
ndonjë qëllim të ngjashëm.
-
Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së
ajrit) me objekte të forta.
-
Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit,
për të parandaluar lëndimin ose problemet në funksionimin e pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose
mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
-
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose
oxhakëve të zjarrit.
-
Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni
pajisjen, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër.
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune
normale.
-
Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështirë a temperatura të larta, si
për shembull banja apo dhoma me ndryshime të mëdha temperature.
-
Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk
mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e
djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për
ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale
të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe
elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj
mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Njësitë e filtrit nuk mund të lahen dhe të riciklohen. Hidhini njësitë e përdorura
të filtrit në përputhje me rregulloret lokale.