EasyManua.ls Logo

Philips PureProtect Mini 900 Series - Garancia dhe mbështetja; Porositja e pjesëve ose aksesorëve

Philips PureProtect Mini 900 Series
606 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
379
Shqip
Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi
2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi
publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni
internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit.
Sigurohuni të aktivizoni lejet e mëposhtme: "Location",
"Storage", "Bluetooth" dhe "Local Network" në smartfon. Pas
një konfigurimi të suksesshëm të Wi-Fi, mund t'i ndryshoni
cilësimet e lejeve sipas dëshirës.
Verifikoni që të keni futur fjalëkalimin e saktë të Wi-Fi.
Fjalëkalimi bën dallim mes shkronjave të vogla dhe të mëdha
dhe ka një kufi prej 63 germash. Nuk lejohen simbolet
joshkronjore.
Sigurohuni që emri i rrjetit të Wi-Fi të shtëpisë të jetë i saktë.
Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla.
Nëse jeni duke përdorur VPN në smartfon, çaktivizojeni
përpara se të filloni procesin e çiftimit.
Nëse rrugëzuesi juaj ka një listë bllokimi të konfiguruar për të
bllokuar çiftimin, çaktivizojeni listën për të siguruar lidhje të
suksesshme.
Sigurohuni që pajisja dhe smartfoni të jenë brenda 10
metrave nga rrugëzuesi.
Sigurohuni që aplikacioni të jetë përditësuar në versionin më
të fundit.
Për të siguruar një lidhje të fortë Wi-Fi, shmangni vendosjen e
pajisjes pranë pajisjeve të tjera elektronike, burimeve të forta
të dritës apo stacioneve të sinjalit që mund të shkaktojnë
ndërhyrje. Nëse keni probleme me lidhjen, largojeni pajisjen
nga këto burime dhe përpiquni ta rilidhni me rrjetin Wi-Fi.
Shihni seksionin e ndihmës në aplikacion për këshilla më të
plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve.
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk
është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit të gabuar
ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si
konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë,
vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Porositja e pjesëve ose aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë,
shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit
www.philips.com/support.
Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin
e klientit të Philips për shtetin tuaj.

Table of Contents

Related product manuals