378
Shqip
Pajisja nuk punon më si duhet. Kontrolloni nëse bazamenti është instaluar siç duhet. Nëse jo,
për arsye sigurie, pajisja do të ndalojë së punuari.
Drita sinjalizuese për ndërrimin e filtrit ka qenë e ndezur, por
ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani
është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni
numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes
së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më
parë.
Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit
(shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse
pajisja ka qenë në punë për një kohë të
gjatë.
Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.
Sigurohuni që filtri (FY0910) të montohet saktë.
Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe.
Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe
dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.
Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull, tym
duhani, tym gatimi, tym djegieje.
Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni
filtrin me një filtër të ri.
Pajisja lëshon një aromë të çuditshme. Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një
aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja
lëshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrin, atëherë
kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi
të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lëshojë aromë pasi
është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së
gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta
riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të
diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse ka ende aromë,
ndërroni filtrat.
Pajisja bën shumë zhurmë. Është normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo".
Pajisja punon në shpejtësi të lartë kur cilësia e ajrit është e
keqe, çka shkakton zhurmë më të madhe. Kur përdorni
pajisjen në një dhomë gjumi gjatë natës, zgjidhni shpejtësinë
"Sleep".
Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e
kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Pajisja tregon ende se më duhet të ndërroj
filtrin, ndërkohë që sapo e bëra.
Ndoshta nuk keni resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së
filtrit. Ndizni pajisjen. Më pas shtypni e mbani butonin dhe
njëherësh për 3sekonda.
Në ekran shfaqet kod i gabimit "E1". Motori ka probleme funksionimi. Kontaktoni me qendrën e
kujdesit për klientin në vendin tuaj.