374
Shqip
8 Shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda për të rivendosur kohën e
pastrimit të filtrave.
-
Mund dhe ta rivendosni kohën e pastrimit të filtrit nëpërmjet aplikacionit
Air+.
-
Pasi rivendosja të jetë e suksesshme, sinjalizimi i pastrimit të filtrit zhduket
nga ekrani.
9 Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrave.
Ndërrimi i filtrit
Kuptimi i bllokimit për mbrojtjen e ajrit të shëndetshëm
Ky ajërpastrues vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri
i ajërpastrimit të jetë në kushte optimale gjatë funksionimit të ajërpastruesit. Kur
filtri duhet ndërruar, sinjali për ndërrimin e filtrit ndizet në të kuqe.
Nëse filtri nuk ndërrohet në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dje kyçet
automatikisht për të mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojeni filtrin sa më
shpejt të jetë e mundur.
Ndërrimi i filtrit
Shënim:
Filtri nuk mund të lahet ose të përdoret përsëri.
Gjithmonë fikeni pastruesin e ajrit dhe hiqeni atë nga priza elektrike përpara
ndërrimit të filtrit.
Kur në ekran shfaqet sinjalizimi për ndërrimin e filtrave , ndërrojeni filtrin
(FY0910).
Shënim: Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve
shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa
mbrojtëse, si p.sh. të vendosin maskë dhe doreza.