364
Shqip
Hapat e parë
Instalimi i filtrit
Hiqni të gjithë materialin e paketimit të filtrit përpara përdorimit të tij.
Shënim: Sigurohuni që pastruesi i ajrit të jetë hequr nga priza elektrike përpara
se të instaloni filtrin.
1 Kthejeni pajisjen me kokë poshtë dhe vendoseni në një leckë të butë.
2 Rrotullojeni bazamentin në drejtim kundërorar për ta hequr nga pajisja.
Tërhiqni filtrin nga pajisja.
3 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrit të pastrimit të ajrit.
4 Vendoseni sërish filtrin në pajisje. RImontoni bazamentin dhe rrotullojeni në
drejtim orar për ta shtrënguar.