EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare 3100 Series - Funksionet; Intensitetet; EasyStart; Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës

Philips Sonicare 3100 Series
608 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
316
Shqip
Funksionet
- Intensitetet
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
- Sensori i presionit
- QuadPacer
- SmarTimer
Intensitetet
Furça juaj elektrike e dhëmbëve ju jep mundësinë të
zgjidhni midis intensitetit të ulët dhe të lartë.
Shënim: Kur e përdorni furçën e dhëmbëve për herë të
parë, cilësimi i parazgjedhur është në intensitetin e ulët.
- Shtypni butonin e ndezjes/fikjes një herë për të
ndezur furçën e dhëmbëve.
- Shtypeni për herë të dytë brenda 2 sekondave për të
ndryshuar intensitetin.
- Shtypeni për herë të tretë brenda 2 sekondave për ta
ndaluar.
Nëse pas 2 sekondave larjeje shtypni sërish butonin e
ndezjes/fikjes kjo do ta ndalojë gjithashtu furçën e
dhëmbëve.
EasyStart
Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin
"EasyStart" të aktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit me
kujdes fuqinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar
që të mësoheni me larjen e dhëmbëve me Philips
Sonicare".
Për të çaktivizuar "EasyStart", shihni "Aktivizimi ose
çaktivizimi i funksioneve".
Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë
"BrushSync" që gjurmon konsumin e kokës së furçës suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave
inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë
"BrushSync".

Table of Contents

Related product manuals