EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare 3100 Series - Pastrimi; Doreza e furçës së dhëmbëve; Koka e furçës

Philips Sonicare 3100 Series
608 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
320
Shqip
- Tingulli tresh i lartë - i mesëm - i ulët do të thotë që
është çaktivizuar funksioni i sensorit të presionit. Drita
e treguesit të nivelit të baterisë do të pulsojë 1 herë
në ngjyrë portokalli për të konfirmuar çaktivizimin.
Nëse vazhdoni ta mbani butonin e ndezjes/fikjes pas tri
tingujve të shkurtër, përsëritet sekuenca
aktivizimit/çaktivizimit.
Pastrimi
Ju duhet të pastroni furçën tuaj të dhëmbëve "Philips
Sonicare" rregullisht për të hequr pastën e dhëmbëve
dhe mbetjet e tjera. Mospastrimi i furçës së dhëmbëve
"Philips Sonicare" mund ta bëjë atë një produkt
johigjienik dhe mund të shkaktojë dëmtime të tij.
Paralajmërim: Mos e pastroni produktin ose
aksesorët me objekte të mprehta ose në
enëlarëse, mikrovalë, me kimikate ose me ujë të
nxehtë të vluar
Doreza e furçës së dhëmbëve
1
Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit
metalik me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni
mbetjet e pastës së dhëmbëve.
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit
metalik me objekte të mprehta, pasi mund ta
dëmtoni.
2
Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të
njomë.
Shënim: Mos e trokisni dorezën në lavaman për të hequr
ujin e tepërt.
Koka e furçës
1
Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi.
2
Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni
bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të
paktën një herë në javë. Shpëlajeni kapakun për
udhëtim sa herë të jetë e nevojshme.

Table of Contents

Related product manuals