EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare 3100 Series - SmarTimer; Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve; EasyStart

Philips Sonicare 3100 Series
608 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
318
Shqip
SmarTimer
"SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka
përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të
ciklit të larjes.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të
lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni
filluar ciklin e larjes, furça e dhëmbëve do të ndalojë. Pas
një ndalese prej 30 sekondash, "SmarTimer" rivendoset.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e
mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve:
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
- Sensori i presionit
Për të aktivizuar apo çaktivizuar këto funksione, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
EasyStart
1
Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2
Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes ndërsa
doreza vazhdon të qëndrojë në karikues.
3
Mbajeni butonin e ndezjes/fikjes të shtypur derisa të
dëgjoni një tingull të shkurtër (pas 3 sekondash).
4
Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes.
- Tingulli tresh i ulët - i mesëm - i lartë do të thotë që
është aktivizuar funksioni "EasyStart". Drita e treguesit
të nivelit të baterisë do të pulsojë gjithashtu 2 herë në
ngjyrë të gjelbër për të konfirmuar aktivizimin.
- Tingulli tresh i lartë - i mesëm - i ulët do të thotë që
është çaktivizuar funksioni "EasyStart". Drita e
treguesit të nivelit të baterisë do të pulsojë 1 herë në
ngjyrë portokalli për të konfirmuar çaktivizimin.
Shënim: Për të arritur efikasitet klinik, "EasyStart" duhet
të çaktivizohet.

Table of Contents

Related product manuals