EasyManua.ls Logo

Philips sonicare 5500 - Teknologjia BrushSync; Funksionet; Sinjalizimi i sensorit të presionit

Philips sonicare 5500
755 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
391
Shqip
Teknologjia "BrushSync"
Teknologjia "BrushSync" mundëson që koka e furçës të komunikojë me
dorezën duke përdorur një mikroçip. Simboli në pjesën e poshtme të kokës
së furçës tregon se koka e furçës është e pajisur me këtë teknologji.
Teknologjia "BrushSync" mundëson:
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit "BrushSync" dhe i intensitetit
Shënim: Disponueshmëria e çiftimit të modalitetit BrushSync varet nga modeli
i furçës së dhëmbëve.
"Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të furçës inteligjente, të
pajisura me teknologjinë "BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave
të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që është më e
përshtatshme për ju, shkoni te www.philips.com/toothbrush-heads për më
shumë informacion.
Funksionet
- Sinjalizimi i sensorit të presionit
- BrushPacer
- SmarTimer
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Sinjalizimi i sensorit të presionit
Furça juaj e dhëmbëve "Sonicare" mat presionin që ushtroni kur lani dhëmbët
për t'i mbrojtur mishrat dhe dhëmbët nga dëmtimi. Nëse ushtroni shumë
presion, doreza do të ndryshojë dridhjen dhe tingullin derisa të reduktoni
presionin.
Shënim: Produkti juaj vjen me reagimin e sensorit të presionit të aktivizuar. Për
të çaktivizuar këtë funksion (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»).

Table of Contents

Related product manuals