400
Shqip
HIGJIENISTËVE DENTARË; SI DHE KOSTON E ÇDO PAJISJEJE OSE SHËRBIMI
ZËVENDËSUES. DISA SHTETE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN OSE KUFIZIMIN E
DËMEVE AKSIDENTALE APO RRJEDHIMORE.
Garancia dhe mbështetja (për pjesën tjetër të botës)
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë
ndërkombëtare.
Përjashtimet nga garancia
Çfarë nuk mbulohet nga garancia:
- Aksesorët për brenda gojës, duke përfshirë kokat dhe grykëzat e furçës.
- Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të ndërrimit ose kokave të
furçës të paautorizuara.
- Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi
ose riparimi i paautorizuar.
- Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet,
çngjyrimin ose zbehjen.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të
hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve
elektrike dhe baterive.
- Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet nga një profesionist i
kualifikuar kur produkti hidhet. Udhëzimet për heqjen e baterive të
karikueshme të integruara mund të gjenden në
www.philips.com/support. Përdorni shirin e kërkimit në faqen kryesore të
mbështetjes të Philips për të futur numrin e modelit të furçës së dhëmbëve
dhe për të gjetur produktin tuaj. Numri i modelit fillon me "HX" (p.sh.
HX123A) dhe mund të gjendet në pjesën e poshtme të furçës suaj të
dhëmbëve. Udhëzimet për heqjen e baterisë janë në seksionin Zgjidhja e
problemeve dhe riparimi në faqen e mbështetjes për produktin.